Partia Socialiste e Shqipërisë › Programi › PARTNERITET STRATEGJIK ME KOSOVËN

PARTNERITET STRATEGJIK ME KOSOVËN

ANGAZHIMI YNË: Kosova – partnere dhe aleate strategjike kryesore e Shqipërisë

ZOTIMET TONA:

  • Bashkëpunim me autoritetet përfaqësuese të Kosovës për nënshkrimin e “Traktatit të Miqësisë, Bashkëpunimit, Fqinjësisë së Mirë dhe Sigurisë”.
  • Instalim, përmes këtij traktati, i praktikës së organizimit të mbledhjeve të përbashkëta të qeverisë ku do të orientojmë dhe mbikëqyrim strategjitë e bashkëpunimit të thelluar në planin politik, ekonomik dhe social.
  • Ndërmarrje e hapave të menjëhershëm dhe energjikë që ndihmojnë në njohjen e mëtejshme të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
  • Bashkëpunim me Kosovën në funksion të rritjes ekonomike dhe cilësisë së jetesës së shqiptarëve në të dy vendet dhe përshpejtimit të procesit të integrimit euroatlantik.
  • Organizim i një komiteti ndërshtetëror Shqipëri-Kosovë, për të përafruar legjislacionin në dy kahe; përafrimin e legjislacionit tregtar dhe të legjislacionit në përgjithësi me Bashkimin Europian.
  • Takime të përbashkëta në nivel qeveritar, ku do të diskutohet dhe vendoset në rrafshin strategjik për:
    • sigurinë energjetike të hapësirës shqiptare në këto dy shtete;
    • sistemin e unifikuar arsimor;
    • bujqësinë dhe zhvillimin rural;
    • turizimin dhe njehsimin e ofertës turistike.
  • Integrim i prodhimit bujqësor me Kosovën, me qëllim krijimin e një tregu të përbashkët bujqësor e ushqimor dhe pasjen e një oferte të përbashkët për tregjet e eksportit.
  • Bashkim doganor me Kosovën.
  • Do të synojmë që përmes sportit të afrojmë në familjen olimpike shtetin e ri të Kosovës.
  • Krijim i një fondi të ekselencës për studime në fusha interesi të përbashkët.
  • Bashkëpunim në fushën e arsimit duke u fokusuar në:
    • unifikimin e kornizave kurrikulare;
    • njehsimin e kurrikulave në fushën e edukimit qytetar demokratik;
    • njehsimin e kurrikulave të gjuhës shqipe dhe leximit letrar, historisë dhe gjeografisë;
    • bashkërendimin e praktikave më të mira në sigurimin e cilësisë në arsim, përmes shkëmbimit dhe binjakëzimit të shkollave dhe njësive të administrimit në arsim;
    • unifikimin e praktikave të trajnimit, kualifikimit, atestimit dhe liçensimit të mësuesve dhe specialistëve të tjerë në arsim;
    • unifikimin e kualifikimit të drejtuesve në arsim;
    • unifikimin e përgatitjes së trajnerëve në arsim.
Ndaje me miqtë: