Partia Socialiste e Shqipërisë › Programi › PËRKUSHTIM NDAJ SHQIPTARËVE QË PUNOJNË E STUDIOJNË JASHTË VENDIT

PËRKUSHTIM NDAJ SHQIPTARËVE QË PUNOJNË E STUDIOJNË JASHTË VENDIT

ANGAZHIMI YNË: Shteti si mbështetës aktiv dhe i vendosur i shqiptarëve që jetojnë, punojnë dhe studiojnë jashtë vendit

ZOTIMET TONA:

  • Miratim i Ligjit për Votën e Jashtme, duke mundësuar votimin për të gjithë emigrantët dhe studentët që jetojnë jashtë vendit.
  • Parashikim i një buxheti të veçantë, i cili do të fokusohet vetëm tek problemet dhe shqetësimet e emigrantëve.
  • Ngritje dhe konsolidim i strukturave administrative për pritjen, udhëzimin, trajnimin e instruktimin e emigrantëve të cilët kthehen në Shqipëri.
  • Krijim i një paketë financiare për të lehtësuar emigrantët të cilët duan të investojnë kursimet e tyre në ekonominë shqiptare.
  • Krijim i programeve për të lehtësuar ambientimin e emigrantëve (sidomos fëmijëve) në sistemin arsimor, ekonomik dhe social të vendit.
  • Konsultime periodike me përfaqësitë rinore në qendrat kryesore të emigracionit dhe studentëve tanë jashtë vendit.
  • Fond i dedikuar qeveritar për abetare, libra dhe materiale të tjera pedagogjike të gjuhës shqipe, i fokusuar veçanërisht në Greqi dhe Itali.
  • Negociata me qeveritë homologe për përfshirjen e gjuhës shqipe në kurrikula.
  • Kanal i dedikuar i televizionit publik që do të transmetojë programe për mësimin e gjuhës shqipe.
  • Bashkëpunim me institucionet homologe në vendet fqinje për të mundësuar akordimin automatik të nënshtetësisë për fëmijët shqiptarë të lindur në vendet respektive.
  • Negocim i një marrëveshjeje dypalëshe me shtetin grek, ku të përputhen në nivel diplomatik dhe administrativ ndryshimet në toponimet që konsiderohen problematike prej autoriteteve greke.
  • Reformim i shërbimit konsullor, duke krijuar shërbime të posaçme për emigrantët për lindjet, martesat, vdekjet, pajisjet me dokumente identiteti, sipas praktikave më të mira të vendeve të njohura dërguese të emigrantëve.
Ndaje me miqtë: