Partia Socialiste e Shqipërisë › Programi › PËRPARËSI RINISË

PËRPARËSI RINISË

ANGAZHIMI YNË: Krijim i mundësive reale për të rinjtë, mbështetje angazhimit rinor dhe përkrahje për çdo të ri, vajzë e djalë të vendit tonë

ZOTIMET TONA:

  • Ngritje e Programit Kombëtar për Nxitjen e Sipërmarrjes Rinore.
  • Futje në kurrikulat e shkollave të mesme dhe të larta të kurseve për formim të aftësive sipërmarrëse tek të rinjtë përmes Programit për Sipërmarrjen Rinore.
  • Krijim i “Inkubatorëve të Biznesit Rinor” që u mundësojnë të rinjve sipërmarrës hapësira për zyra, kryerjen e aktivitetit dhe lehtësira administrative.
  • Nxitje sistemit të kredive dhe mikrokredive, si dhe krijimi i lehtësirave fiskale për sipërmarrjet e të rinjve.
  • Mbështetje punësimit dhe sipërmarrjes rinore përmes krijimit të lehtësirave për të gjithë ata të rinj të aftë që duan të fillojnë një sipërmarrje.
  • Trajnim brenda 6 muajve i të gjithë të rinjve nën 25 vjeç që janë regjistruar si punëkërkues dhe trajnim brenda dy viteve i të gjithë punëkërkuesve.
  • Krijim i Programit Kombëtar të Formimit Profesional në punë, i cili do të krijojë lehtësira fiskale për të gjithë ata sipërmarrës a kompani që duan të përfshijnë praktikantë të rinj në aktivitetin e tyre.
  • Rritje e numrit të të rinjve romë që edukohen dhe marrin profesion të përshtatshëm për punësim.
  • Dhënie fund nepotizmit dhe vendosje e sistemit të meritokracisë në punësimin e të rinjve në administratën publike.
  • Formimi i Korpusit Kombëtar të të Rinjve.
  • Përparësi në rast aplikimi për pozicione pune në administratën publike, për të gjithë të rinjtë pjesëmarrës në Korpusin Kombëtar të të Rinjve.
  • Krijim i lehtësirave në ndjekjen e shkollës së lartë për ata të rinj që zgjedhin të angazhohen në programe që synojnë zhvillimin e zonave të prapambetura.
  • Transformim i shkollave pas mësimit në qendra komunitare, me aktivitete në shërbim të komunitetit ku ato ndodhen.
  • Rritja e kompetencave të Bordit të Prindërve në pasurimin e jetës komunitare në territoret e shkollës.
  • Institucionalizimi i klubeve të debatit, që do të zhvillohen dhe inkurajohen me mbështetje nga shteti.
  • Nxitje e vullnetarizmit si motor i angazhimit të të rinjve në komunitet, përmes kontributit të të rinjve të shkollës së mesme me punë vullnetare të paktën 15 orë në vit.
  • Krijimi i përfaqësive rinore dhe mbështetje e financim i tyre si partnerë në vendimmarrje dhe sigurimin e përfaqësimit rinor në politikbërje.
  • Mbështetje e liderave të së nesërmes përmes krijimit të programit kombëtar, që i jep mundësi të rinjve të vendit t’i atashohen për dy javë në vit një zyrtari të lartë publik.
  • Themelim i qendrave lokale rinore në çdo qytet për të frymëzuar krijmtari dhe bashkëpunim.
  • Ngritje e qendrave Multifunksionale të Krijimtarisë dhe Pasurisë Kulturore, ku të rinjtë e talentuar do të ndihmohen e fuqizohen për zhvillimin e potencialit të tyre krijues.
  • Krijimi i qendrave rajonale kulturore me fokus fshatin dhe synim për të angazhuar të rinjtë e fshatrave.
  • Zhvillim i turneve kombëtare “Kultura në Lëvizje” duke përfshirë artistët e rinj dhe studentët e artit në pasurimin e jetës kulturore në të gjithë vendin.
  • Kthim i Qendrave Rinore Multifunksionale në mjet dhe nxitës të zhvillimit personal të çdo të riu në vështirësi.
  • Hartim i një ligji të veçantë për të drejtën rinore brenda një pakete ligjore drejtuar të rinjve dhe të drejtës së personave nën 18 vjeç që përfshihen në krim.
  • Ngritje e dy Qendrave të Rehabilitimit për të rinjtë e akuzuar apo dënuar për shkelje ligjore.
  • Fuqizim i Zyrës së Komisionerit kundër Diskriminimit, duke e kthyer realisht në shërbim të grupeve të diskriminuara apo në rrezik diskriminimi.
  • Pajisja e qendrave shëndetësore me mjedise miqësore për të rinjtë.

Kryerje dhe publikim i përvitshëm i kërkimeve që hedhin dritë mbi situatën e shëndetit të të rinjve.

Ndaje me miqtë: