Partia Socialiste e Shqipërisë › Programi › PUNËSIM REAL

PUNËSIM REAL

ANGAZHIMI YNË: Krijim i 300 mijë vendeve të reja të punës

ZOTIMET TONA:

  • 40 mijë vende të reja pune dhe 12 mijë vende pune shoqëruese në industrinë prodhuese nëpërmjet financimit shtetëror të 120 milionë USD në 4 vjet, në mbështetje të këtij sektori.
  • 15 mijë vende të reja pune përmes zhvillimit të industrive që lidhen me detin dhe atyre mbështetëse.
  • Të paktën 150 mijë vende të reja pune nga zhvillimi i bujqësisë, blegtorisë dhe aktiviteteve të tjera rurale.
  • 4 mijë vende të reja pune përmes zhvillimit të industrisë së teknologjisë të informacionit.
  • 62 mijë vende pune përmes reformimit të programit të ndihmës ekonomike, duke e zëvendësuar me mundësi reale punësimi në shërbim të komunitetit.
  • Vënie në dispozicion të realizimit të këtij objektivi e të gjitha mjeteve dhe masave të nevojshme ligjore në të gjithë sektorët e ekonomisë.
  • Përballim me përgjegjësi i sfidës demografike duke parandaluar krijimin e papunësisë së re.
  • Partneritet me qytetarin për krijimin, nxitjen, kërkimin dhe gjetjen e punësimit edhe në këtë kuadër.
  • Riorientim i arsimit profesional drejt nevojave reale të tregut të punës në Shqipëri dhe modelit tonë të ri ekonomik
  • Dyfishim i shkollave të arsimit profesional dhe ndërthurje me Qendrat e Formimit Profesional.
  • Zgjerim i shërbimit arsimor dhe formimit profesional në fshat duke ofruar aftësi në bujqësi, agropërpunim e shërbime bujqësore.
  • Trajnim brenda 6 muajsh i të gjithë të rinjve nën 25 vjeç që janë regjistruar si punëkërkues.
  • Përgjysmim i papunësisë së regjistruar femërore.
  • Të gjitha grave e vajzave të regjistruara të papuna u ofrojmë një shans punësimi, vetëpunësimi ose trajnimi brenda një viti.
  • Garantim i përparësisë në punësim për gratë dhe vajzat që kanë imigruar në zonat urbane dhe qytetet e mëdha.
  • Mbështetje dhe diversifikim i programeve të posaçme të aftësimit e vetëpunësimit në zonat rurale.
  • Trajnim brenda 2 vitesh i të gjithë të regjistruarve si punëkërkues.
  • Krijim i Programit Kombëtar të Formimit Profesional në Punësim, për të formalizuar e zgjeruar traditën ekzistuese të mësimit të profesioneve.
  • Krijim i shkollave të larta të arsimit profesional.
  • Bashkëpunim me sektorin privat në Partneritete Publike-Private (PPP) për krijimin e institucioneve të larta të arsimit profesional.

Krijim i programeve dhe kurseve kualifikuese të përshtatura për personat me aftësi të kufizuara.

Ndaje me miqtë: