ANGAZHIMI YNË: Zmbrapsje e krimit dhe rivënie e Policisë së Shtetit në krye të detyrës në 300 ditët e para të qeverisjes, duke bërë realitet dhe moton tonë “Një Polici–Një Shtet”.
ZOTIMET TONA:
- Normalizim i situatës së rënduar të rendit publik, që në vitin e parë të qeverisjes.
- Hartim dhe vënie në zbatim e strategji për parandalimin e krimit urban që në 300 ditët e para të qeverisjes.
- Garantim i rendit dhe sigurisë në parametra e standarde europiane, të vlerësuar nga perceptimi i publikut, të monitoruar nga faktorë dhe aktorë jo partiakë apo shtetërorë dhe të pavarur.
- Mënyrë e re qeverisjeje, e përgjegjshme, transparente në fushën e sigurisë, me vizion dhe politika të qarta duke ndërtuar e menaxhuar një sistem institucionesh të koordinuar dhe eficent.
- Profesionalizëm e përkushtim për mbrojtjen e zbatimin të ligjit dhe arritjen e standardeve më të larta të sigurisë dhe rendit publik në të mirë të shtetit, shoqërisë dhe çdo individi.
- Vendosje e kulturës së zbatimit të ligjit nga të gjithë dhe ndaj të gjithëve.
- Polici në shërbim të publikut dhe me publikun në mbrojtje të ligjit.
- Reformim i policisë së shtetit dhe i institucioneve të tjera të sigurisë.
- Riorganizimi rrënjësor i Policisë së Shtetit dhe i të gjitha forcave të tjera të sigurisë publike mbi bazën e një reforme shumëplanëshe.
- Rikthim i dinjitetit të punonjësit të policisë duke filluar nga uniforma, etika e komunikimit, ushtrimit të detyrës dhe shpërblimi, deri te promovimi i vlerave më të mira brenda policisë së shtetit.
- Në mandatin e parë të qeverisë sigurojmë që inspektori i policisë të paguhet 570 mijë lekë;
- Kryeinspektori të paguhet 632 mijë lekë;
- Nënkomisari të paguhet 727 mijë lekë;
- Komisari të paguhet 800 mijë lekë;
- Kryekomisari të paguhet 880 mijë lekë.
- Kryekomisari të paguhet 880 mijë lekë.
- Drejtuesi i parë të paguhet 1 milionë e 113 mijë lekë;
- Zëvendësdrejtori të paguhet 1 milionë e 280 mijë lekë;
- Drejtori i Përgjithshëm të paguhet 1 milion e 470 mijë lekë.
- Drejtori i Përgjithshëm të paguhet 1 milion e 470 mijë lekë.
- Strehim për të gjitha familjet e policëve të vrarë në krye të detyrës.
- Punësim për të gjitha gratë e policëve të vrarë në krye të detyrës.
- Përkujdesje për arsimimin e të gjithë jetimëve të luftës së shtetit me krimin.
- Pagesë e asiguracionit për jetën e çdo uniforme blu nga shteti, si kontribut i të gjithë shoqërisë.
- Themelim i Byrosë Kombëtare të Hetimit me pjesë përbërëse:
- Analizën e informacionit kriminal;
- Antidroga, drejtimi i luftës kundër trafiqeve të qenieve njerëzore;
- Armëve, eksplozivëve, antiterrorit;
- Drejtimi i luftës kundër pastrimit të parave dhe korrupsionit;
- Njësitë speciale të agjentëve në mbulim;
- Policia shkencore, antikrimi kompjuterik;
- Trupa operacionale e drejtimeve dhe ndërhyrjeve;
- Mbrojtja e dëshmitarëve;
- Analiza e raportimeve ditore e policisë së rendit dhe qarkullimit në terren.
- Rishikim i gradave dhe rekrutim shembullor.
- Mundësi për të konkurruar në mënyrë transparente për çdo qytetar të këtij vendi, i cili është sot punonjës apo është i larguar dhe provon se ka aftësitë dhe integritetin moral për t’u bërë pjesë e trupës së policisë.
- Përcaktim i një sistemi karriere dhe gradash që i përgjigjet formimit profesional, aftësisë dhe devotshmërisë ndaj ligjit dhe publikut.
- Kthim i policisë në komunitet, aty ku s’ka hyrë prej vitesh, në zona të thella dhe zona urbane, ku policia lë jashtë mbulimit, kontrollit dhe patrullimit lagje të tëra.
- Rimarrje në dorë e kontrollit mbi territorin në 300 ditët e para të qeverisjes.
- Garantim i rendit dhe sigurisë në parametra e standarde europiane, të vlerësuar nga perceptimi i publikut, të monitoruar nga faktorë dhe aktorë jo partiakë apo shtetërorë dhe të pavarur.
- Rritje e nivelit të raportimit të krimit dhe regjistrimi i çdo vepre penale.
- Masa disiplinore administrative dhe politikë penale e ashpër ndaj nëpunësve të shtetit që shkelin ligjin dhe të drejtën e barazisë para tij.
- Vendosje e bashkëpunit efektiv mes institucioneve dhe komunitetit.
- Rritje e bashkëpunimit të policisë me shkollat dhe qytetarët për parandalimin e situatave që mund të shkojnë në krim.
- Investim në parandalimin e krimit për një siguri të jetës dhe të pasurisë, kudo dhe për të gjithë.
- Parandalim i krimit me një qasje të integruar; programe ekonomiko-sociale, përfshirje e komunitetit dhe programe rintegruese në komunitet.
- Parandalim i krimit me anë të programeve të parandalimit të situatave të krimit.
- Parandalim i viktimizimit të grave, vajzave, fëmijëve, moshuarve, minoriteteve, personave me aftësi të kufizuara dhe personave me orientim seksual të ndryshëm.
- Parandalim i veprave penale për shkak të pakujdesisë (si vrasjet, plagosjet, aksidentet rrugore).
- Parandalim i krimeve të dhunshme me anë të kufizimit të rrethanave dhe shkaqeve që prodhojnë dhunë.
- Parandalim i kriminalitetit të të miturve dhe ndaj të miturve, përmes një politike gjithëpërfshirëse me synim integrimin e të miturve në shoqëri.
- Parandalim dhe luftë ndaj krimeve në fushën ekonomike dhe krimin e organizuar.
- Përkushtim i veçantë barazisë para ligjit me synim zbatimin e ligjeve në praktikë.
- Forcim i bashkëpunimit ndërkombëtar, veçanërisht me vendet e rajonit dhe të Bashkimit Evropian në luftën me krimin e organizuar dhe terrorizmin.
- Fuqizim i instrumenteve operative dhe të analizës, me synim luftën kundër krimit të organizuar në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar, veçanërisht me BE.
- Zhvillim më tej i nivelit e sigurisë për rendin publik në gjithë territorin e vendit si dhe për kontrollin e kufijve tanë shtetërore.
- Përmirësime ligjore dhe funksionale të institucioneve të sigurisë dhe rendit publik.
- Konsolidim i sistemit dhe institucioneve të sigurisë publike.
- Riorganizim i sistemit dhe institucioneve të sigurisë së brendshme, në përputhje me kushtetutën dhe përgjegjësitë institucionale, mbi parime të tilla si:
- përgjegjshmëria;
- besueshmëria;
- llogaridhënia;
- mirë-menaxhimi.
- Vënie në jetë e programeve dhe strategjive si pjesë e strategjisë së sigurisë kombëtare dhe programit qeverisës.
- Përafrim dhe harmonizim i mëtejshëm i legjislacionit në fushën e sigurisë me standardet europiane në këtë fushë.
- Rritje efikasitetit të punës për zbulimin, hetimin dhe dërgimin para drejtësisë të autorëve të krimit.
- Krijim i të gjitha mundësive ligjore, njerëzore dhe financiare për një sistem drejtësie penale efektive.
- I japim energji të re institucioneve të drejtësisë duke i nxjerrë nga lodhja, apatia, sulmi vazhdueshëm i poleve të ndryshme të pushtetit dhe krimit.
Interesi i viktimës do të jetë në qendër të vëmendjes në parandalimin e krimit dhe në sistemin e drejtësisë penale.