Partia Socialiste e Shqipërisë › Programi › Ribashkim me Europën

Ribashkim me Europën

ANGAZHIMI YNË: Rikthim në familjen europiane të cilës i përkasim

“Tre shanse të humbura në marrjen e statusit të vendit kandidat dhe në fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE. Kurs përplasjeje me perëndimin dhe posaçërisht partnerin strategjik SHBA-të. Shpërthime primitive të nacionalizmit për qëllime të ngushta politike.

Mospërmbushje e angazhimeve që burojnë nga anëtarësimi në NATO. Shqipëria e cilësuar si “regjim hibrid” nga raportet gjithnjë e më kritike të organizatave ndërkombëtare.”

Ky është bilanci i sotëm i qeverisjes së djathtë, përsa i përket marrëdhënieve ndërkombëtare dhe imazhit të Shqipërisë në botë.

Ky bilanc është i papranueshëm. Këtë imazh e refuzojmë.

Ne do t’i kthejmë qeverisjes shqiptare, imazhit të vendit tonë dhe patriotizmit shqiptar dinjitetin që i takon.

Me përkushtim. Së bashku.

“Shqipëria e ndodhur kundrejt Evropësë, mundet shumë shpejt të hyjë në qytetëri e të përzjehetë me Evropënë.” (SAMI FRASHËRI)

Ndaje me miqtë: