CILËSI DHE RITËM NË PROCESIN E INTEGRIMIT NË BE

ANGAZHIMI YNË: Marrja e statusit të vendit kandidat dhe fillimi i bisedimeve për anëtarësimin në Bashkimin Europian brenda vitit të parë të mandatit qeverisës

ZOTIMET TONA:

  • Përmbushje e të gjitha detyrimeve që mundësojnë marrjen e statusit të vendit kandidat dhe fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE.
  • Zbatim me korrektësi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA).
  • Jetësim i një marrëdhënie të re me opozitën e pas 23 Qershorit, duke nxitur kulturën e kompromisit politik dhe prodhuar reforma të prekshme e të qëndrueshme shtet- ndërtuese.
  • Ndërtim i një marrëdhënieje të hapur besimi e bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë në këtë proces dhe më posaçërisht me të gjithë institucionet vendimmarrëse të BE-së.
  • Qasje ndaj rrugëtimit Europian i Shqipërisë si një proces thelbësor dhe i pazëvendësueshëm për zhvillimin, demokratizimin dhe transformimin e shoqërisë dhe vendit.
  • Mbështetjen dhe konsensusin popullor në procesin e intergimit do ta përkthjmë në veprime konkrete e reforma të qëndrueshme.
  • Ndryshim rrënjësor i modelit aktual të administrimit të procesit të integrimit.
  • Mbyllim praktikën e bashkërendimit sipas nevojave të politike të ditës të procesit të integrimit.
  • Në administrimin e procesit të integrimit, marrim për bazë modelin e Kroacisë dhe praktikave të vendeve të tjera që kanë kaluar në këtë proces.
  • Përfshirje e drejtpërdrejt e Kryeministrit, shoqëruar me vendosjen e shërbimit diplomatik në pararojë, në procesin e integrimit në BE.
  • Garantim i një kursi reformash radikale që do ta ndërthurin procesin e integrimit europian me tërësinë e politikave për zhvillimin e vendit.
  • Përmirësim rrënjësor i modelit aktual të bashkërendimit të ndihmës së BE dhe asistencës dypalëshe e ndërkombëtare, duke e kanalizuar atë drejt axhendës për zhvillimin e vendit.
  • Ndërtim i një mekanizmi në nivel ndërinstitucional për identifikimin e nevojave dhe kapaciteteve për programimin dhe zbatimin e projekteve të financuara nga BE.
  • I japim fund pazotësisë aktuale të institucioneve përgjegjëse, duke kryer reformat dhe ngritur strukturat e domosdoshme që mundësojnë aksesin pa vonesa të mëtejshme në pesë fushat e IPA II.
  • Fuqizim i planifikimit strategjik, duke u fokusuar në fusha të rëndësishme për zhvillimin e vendit, si bujqësia, zhvillimi rural, transporti, infrastruktura, energjia, mjedisi dhe turizmi.
  • Jetësim i një dialogu intensiv dhe të qëndrueshëm me gjithë aktorët kryesorë, partnerët socialë, shoqërinë civile, shoqërinë akademike dhe grupet e interesit në rrugëtimin drejt antarësimit në BE.
  • Konsolidim dhe institucionalizim i praktikave të përfshirjes së grupeve e aktorëve të ndryshëm në të gjitha hallkat e politikbërjes në kuadër të integrimit Europian.
Ribashkim me Europën.pdf