SHËRBIM PUBLIK EUROPIAN

ANGAZHIMI YNË Transparencë e plotë në administratën publike brenda vitit të parë të mandatit qeverisës, në përputhje me parimet e nismës Partneriteti për Qeverisje të Hapur (Open Government Partnership)

ZOTIMET TONA:

  • Çdo shpenzim i qeverisë do të jetë transparent dhe do të publikohet online.
  • Çdo dokument publik do të jetë i aksesueshëm.
  • Përsosje e marrëdhënieve me qytetarin përmes dhënies së pandërprerë të informacionit dhe publikimit të tij.
  • Regjistrim i burimeve njerëzore shqiptare duke përfshirë të gjithë personat e kualifikuar brenda dhe jashtë vendit.
  • Aplikim i parimeve të menaxhimit të burimeve njerëzore, duke i lejuar të gjithë shqiptarëve të interesuar të kontribojnë sipas aftësisë dhe ekspertizës.
  • Ndryshim rrënjësor i përzgjedhjes dhe promovimit të nëpunësve publikë.
  • Krijim i një sistemi unik dhe të standardizuar të administrimit të punëve publike.
  • Rregullim në mënyrë të detajuar i marrëdhënieve individ – administratë.
  • Aplikim i të gjithë elementëve dhe parimeve të “Qeverisjes së mirë”:
    • pjesëmarrje e publikut në qeverisje;
    • sundim i të drejtës;
    • ligjbërje dhe zbatim efikas;
    • transparencë në vendimmarrje dhe llogaridhënie;
    • shërbim standard për të gjithë;
    • orientim drejt konsensusit social.
  • Rritje e efikasitetit në administrimin e punëve publike dhe transparencës së organeve vendimmarrëse.
  • Ofrim i stimujve që promovojnë profesionalizimin, meritokracinë dhe qëndrueshmërinë në shërbimin publik përmes fondit të posaçëm për administratorët e rinj europianë.
  • Luftë praktikave korruptive dhe vendosje e rregullave të qarta për administrimin e punëve publike duke krijuar kushtet për audit dhe nxjerrje konkrete të përgjegjësive.
  • Vendosje në parametra bashkëkohorë i matjes dhe përmirësimit të cilësisë së shërbimit.
  • Krijim i rregullave dhe standarde të sjelljes publike mbi bazën e tagrave të nëdorësisë së pronës publike, duke përcaktuar përfundimisht kufijtë ndërmjet pronës publike dhe asaj private.
  • Pronë publike e trajtuar njësoj si prona private në qarkullimin civil, duke rritur përgjegjshmërinë e administratës publike ndaj privatëve dhe publikut.
  • Fuqizim i administratës vendore sipas parimit “më pak burokraci, më shumë profesionalizëm dhe transparencë.”
  • Rivendosje e parimit të meritokracisë nga niveli qendror deri në atë vendor, duke forcuar kapacitetet profesionale ekzistuese dhe duke punësuar punonjës në bazë të meritës dhe aftësisë në çdo instancë administrative.
  • Përcaktim në mënyrë përfundimtare i llojeve dhe nivelit të shërbimeve që do të ofrojnë pushteti vendor dhe ai qendror.
  • Ndryshim rrënjësor i administrimit të punëve dhe shërbimeve publike.
Ribashkim me Europën.pdf