RESPEKTIM I ANGAZHIMEVE NË NATO

ANGAZHIMI YNË: Anëtarësimi në NATO, si përgjegjësi për konsolidimin e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe rolit konstruktiv në rajon

ZOTIMET TONA:

  • Plotësim i angazhimeve të papërmbushura që burojnë nga anëtarësimi në NATO.
  • Kontribut, përmes forcave tona të armatosura, nëmisioneteNATO-s.
  • Depolitizim dhe modernizim i Forcave të Armatosura.
  • Mbështetje zgjerimit të Aleancës, si kontribut i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin demokratik.
  • Kontribut ushtarak në misione ndërkombëtare paqeruajtëse.
  • Kontribut civil e diplomatik në ndërtimin e paqes në rajon e më gjerë.
  • Respektim i angazhimeve për krijimin e një sistemi mbrojtës efektiv, brenda strukturave të NATO-s.
  • Rritje e gatishmërisë së Forcave të Armatosura, në përputhje me kushtet dhe kërkesat bashkëkohore, duke u shërbyer interesave kombëtare dhe aleancës së NATO-s.
  • Intensifikim i bashkëpunimit ushtarak me SHBA-të, vendet e tjera anëtare të NATO-s dhe BE-së.
  • Përkrahje çdo nisme që synon çarmatimin dhe kontrollin e armëve të shfarosjes në masë dhe forcimin e masave për sigurimin global të paqes.
  • Garantim i statusit të ushtarakut dhe kontroll demokratik civil në Forcat e Armatosura.
Ribashkim me Europën.pdf