Partia Socialiste e Shqipërisë › Programi › Rimëkëmbje e Ekonomisë

Rimëkëmbje e Ekonomisë

E refuzojmë një Shqipëri të varfër. Një model ekonomik ku burimet dhe energjia e vendit janë në shërbim të pak njerëzve. Hendekun që dita ditës zgjerohet mes të pasurve dhe të varfërve. Shtresën e mesme që varfërohet çdo ditë e më shumë. Fshatin shqiptar në skamje. Territorin e shfrytëzuar barbarisht. Potencialin prodhues të vendit të asfiksuar si kurrë më parë.

Jemi gati ta kthejmë faqen e kësaj historie të vështirë të gjithë këtyre viteve.

Shqipëria ka potenciale të jashtëzakonshme. Ne kemi vizionin, aftësitë dhe vendosmërinë e duhur për të ndërtuar një model të ri ekonomik. Shqipëria nuk do të jetë më një vatër papunësie, një vend që takson padrejtësisht shtresën e mesme, vendi i ekonomisë së konsumit vetëm të mallrave të importuara, i informalitetit, i ekonomisë rurale që nuk ekziston, i shërbimeve të tregut aspak konkuruese dhe i turizmit pa peshë në rajon.

Shqipëria jonë synon më të mirën, kërkon më shumë, arrin realitete krejt të tjera.

Modeli i ri ekonomik mbështet një ekonomi prodhuese, begatinë e fshatit, shërbime të tregut të cilësisë së lartë dhe turizmin si marka e pesha jonë në rajon.

Shqipëria mund të jetë shumë më mirë. Rimëkëmbjen ekonomike do ta bëjmë realitet.

Me përkushtim. Së bashku.

Ndaje me miqtë: