INFRASTRUKTURË EUROPIANE

ANGAZHIMI YNË Krijimi i Rrjetit të Unifikuar të Transportit, si enë komunikuese për të realizuar shpërndarjen e barabartë të mirëqenies dhe vlerave ekonomike në vend

ZOTIMET TONA:

  • Masterplan Kombëtar, Standarde Europiane dhe Siguri Rrugore, tre shtyllat ku mbështen politikat tona për zhvillimin e rrjetit rrugor.
  • Përmirësim radikal e tërësor i infrastrukturës rrugore të vendit.
  • Hartim, miratim, zbatim i standardeve europiane të projektimit e të ndërtimit të rrugëve nacionale, rurale dhe të qyteteve.
  • Mosfillim i asnjë investimi në infrastrukturë, veçanërisht rrugë, pa pasur standarde të miratuara
  • Ndërtim i Koridorit të Gjelbër Autostradal Veri-Jug, që lidh bashkë 22 copëzat e rrugëve të sotme, nga Hani i Hotit në Kakavijë, me një standard të vetëm europian.
  • Ndërtim i Koridorit të Kaltër Veri-Jug, që lidh zonat turistike me njëra-tjetrën, përgjatë gjithë vijës bregdetare nga Velipoja në Butrint.
  • Ndërtim i rrugëve të rëndësishme si aksi Lushnjë-Berat-Poliçan- Çorovodë, Memaliaj-Tepelenë, Lin-Pogradec, etj.
  • Ndërtimi i rrugëve të reja si rruga e Arbrit, Elbasan-Kuçovë-Berat- Tepelenë, si dhe rruga e Labërisë.
  • Përfundim i unazave dhe by- pass’eve të qyteteve si: By-Pass i Tiranës, Unaza e Madhe e Tiranës, Unaza e Elbasanit, by-pass i Rrogozhinës, by-pass i Vlorës, unaza e Durrësit, unaza dhe by-pass i Pogradecit, etj.
  • Rikonstruktim i gjitha akseve rrugore nacionale, të cilat për shkak të ndërtimit të rrugëve të reja janë braktisur tërësisht si: Shkodër–Pukë, Lezhë–Fushë- Krujë, Tiranë-Vorë–Durrës, Tiranë–Ndroq–Plepa, Ersekë– Leskovik, Tepelenë-Këlcyrë– Përmet, Fier-Ballsh-Memaliaj, etj.
  • Mirëmbajtje e rrjetit rrugor, si prioritet absolut.
  • Rajonizim i të gjithë rrjetit rrugor të Shqipërisë në 3 ose 4 blloqe të mëdha dhe dhënia e tyre me kontrata afatgjata mirëmbajtje.
  • Adoptim i një qasjeje të re, dinamike, profesionale, bashkëkohore dhe të përgjegjshme ndaj sigurisë rrugore.
  • Zvogëlim me 20% i numrit të aksidenteve rrugore, brenda dy viteve të para të mandatit qeverisës.
  • Zvogëlim deri në 50% i aksidenteve rrugore brenda mandatit të parë të qeverisjes.
  • Krijim i Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Trafikut me mision sigurimin e jetës së shqiptarëve dhe me synim ndihmë, mbështetje dhe shërbim qytetarëve.
  • Modernizim i rrjetit hekurudhor duke synuar intregrimin me korridoret europiane hekurudhore.
  • Hartim i Planit Kombëtar për Zhvillimin e Porteve.
  • Plan Kombëtar për Zhvillimin e Porteve synon moskufizimin e vendit vetëm me katër portet tradicionale.
  • Ndërtimin e portit të ri të Shëngjinit.
  • Plani Kombëtar për Zhvillimin e Porteve që synon rritjen e punësimit në transportin detar dhe projektimin e një sistemi modern të transportit detar.
  • Rikrijim i marrëdhënieve të qyteteve dhe porteve përkatëse, duke i kthyer portet në hapësira të integruara me qytetet dhe qytetarët.
  • Hapje e tregut në fushën e operatorëve ajrore.
  • Autoritet i Aviacionit Civil që ka në qendër të vëmendjes mbrojtjen e pasagjerëve dhe riaftësimin e infrastrukturës me qëllim zhvillimin e transportit ajror.
  • Investim në zonat rurale për plotësim me sistem kanalizimesh si dhe për studime të integruara mbi trajtimin e ujërave të përdorura.
  • Vënie në punë e të gjithë impianteve të trajtimit të ujërave të zeza.
  • Trajtim i diferencuar i impianteve të trajtimit të ujrave të zeza, përmes subvencioneve, për një periudhë të caktuar kohe.

Shpërndarje efikase e fondeve për investimet në ujësjellësa, sidomos në zonat rurale dhe zonat informale, sipas politikës së legalizimit.

Rimëkëmbje e Ekonomisë.pdf