BLEGTORI DHE BUJQËSI E ZHVILLUAR

ANGAZHIMI YNË: Fermeri, si përfituesi i drejtpërdrejtë i skemave të mbështetjes në të gjithë vendin, larg diskriminimit politik dhe praktikave korruptive

ZOTIMET TONA:

  • Punësim për më shumë se 150 mijë vetë në fshat dhe në aktivitete që lidhen drejtpërdrejtë me bujqësinë.
  • Politikat fiskale që kontribojnë në uljen e drejtpërdrejtë të çmimeve të mekanikës bujqësore.
  • Politika fiskale me qëllim uljen e kostove të prodhimit, rritjen e konkurencës dhe lehtësimin e daljes së produkteve vendase bujqësore në tregjet e eksportit.
  • Mbështje traditës bujqësore të vendit tonë dhe promovim i historive të suksesit të 20 viteve të fundit.
  • Nxitje prodhimit të kulturave që krijojnë më shumë vlerë të shtuar.
  • Mbështetje e institucioneve shtetërore për garantimin e cilësisë së inputeve bujqësore.
  • Kujdes parësor për bujqësinë pa ndërhyrë në veprimtarinë ku sipërmarrja private ka dëshmuar se është më efektive.
  • Rikonstruktim, përforcim, rikrijim institucional në të gjitha hallkat, rajonale dhe vendore, në lidhje me bujqësinë dhe blegtorinë.
  • Hartim i paketave ligjore dhe plotësimi i legjislacionit në lidhje me bujqësinë dhe blegtorinë.
  • Riorganizim i sistemit kombëtar të prodhimit dhe kontrollit të materialit bimor të çertifikuar.
  • Sigurim i rritjes inteligjente përmes përhapjes së teknologjive të reja në kultivimin e bimëve dhe ruajtjen e produkteve.
  • Sigurim i rritjes inteligjente përmes përmirësimit të shërbimit këshillimor, arsimimit dhe kualifikimit të prodhuesve.
  • Sigurim i rritjes së qëndrueshme përmes nxitjes dhe mbështetjes së ekonomive, për të mundësuar konkurrencën në tregjet e vendit dhe të rajonit.
  • Rindërtim i strukturave mbështetëse për prodhimin e materialeve racore për bagëtitë e imëta.
  • Shpërndarje e materialeve racore të çertifikuara për gjedhin; asistencë e drejtpërdrejtë me material gjenetik dhe procedura inseminimi.
  • Mbështetje e plotë për blegtorinë nga ringritja e shërbimit zooteknik dhe veterinar.
  • Rishikim i ligjeve “Për Mbarështimin e Blegtorisë dhe “Për Veterinarinë”.
  • Politika mbështetëse të shkallëzuara për çdo krerë të mbarështuar dhe prodhimin foragjer.
  • Mundësim i skemave mbështetëse jodiskriminuese.
  • Vënie në funksion të bazës të të dhënave kombëtare të regjistrit shtetëror të lëvizjes së kafshëve të gjalla e më tej.
  • Rritje e kompetencave të qeverisjes vendore në mbështetje të zhvillimit të bujqësisë dhe blegtorisë.
  • Ndërtim i infrastrukturës mbështetëse, si ngritja e qendrave të tregtimit të peshkut me shumicë dhe i shkallëve të riparimit të anijeve të peshkimit.
  • Konsolidim i infrastrukturës portuale, si ndërtimi i portit të ri të peshkimit në Durrës, zgjerimi i bankinave në Shëngjin, zgjerimi i portit të Sarandës etj.

Heqje e akcizës dhe e taksës së qarkullimit të naftës për peshkimin.

Rimëkëmbje e Ekonomisë.pdf