ZHVILLIM RURAL MODERN

ANGAZHIMI YNË: Riorganizim i sistemit kombëtar të prodhimit rural dhe kontrollit të materialit bimor të çertifikuar, në përputhje me axhendën e Bashkimit Europian 2010-2020

ZOTIMET TONA:

  • Krijim i rrjetit kombëtar të grumbullimit dhe ruajtjes së tregtimit me shumicë:
    • me infrastrukturë të nevojshme për ruajtje afatgjatë;
    • me shërbime doganore për të lehtësuar procedurat e eksportimit;
    • me shërbime tatimore për sipërmarrësit e agropërpunimit dhe rrjetet privatë të tregëtimit;
    • me shërbime fito-sanitare për të garantuar cilësinë dheorigjinën e produkteve; me shërbime këshilluese;
    • me shërbime marketing;
    • me shërbime financiare në bashkërendime me Bankën e Zhvillimit Rural.
  • Heqje e tatimfitimit, në katër vitet e para, për industritë e reja agropërpunuese dhe lehtësi fiskale në kostot e ambalazhimit dhe paketimit.
  • Integrim i prodhimit bujqësor me Kosovën me qëllim krijimin e një tregu të përbashkët bujqësor e ushqimor dhe pasjen e një oferte të përbashkët për tregjet e eksportit.
  • Vendosje e agropërpunimit në krye të axhendës për zhvillim dhe transformim ekonomik.
  • Sigurim i rritjes integrale përmes nxitjes në zonat rurale të zhvillimit të një ekonomie me punësim të lartë.
  • Sigurim i rritjes integrale e cila do të sjellë kohezion të lartë territorial dhe social.
  • Sigurim i rritjes integrale e cila do të nxisë agropërpunimin si dhe agro e ekoturizmin.
  • Plotësim i legjislacionit në lidhje me prodhimet bazë, ato tradicionale, si dhe ristrukturimin, rehabilitimin e njehsimin e agroteknologjisë në ullishte të vjetra.
  • Hartim dhe zbatim i strategjisë së rajonizimit të kulturave.
  • Mbështetje grupeve të prodhuesve që furnizojnë sektorët e agroindustrisë me lëndë të para.
  • Krijim i lidhjeve të qëndrueshme midis sektorëve përkatës të agroindustrisë.
  • Garantim i cilësisë dhe sigurisë në të gjithë zinxhirin e prodhimit, nga ara deri në tavolinën e konsumatorit.

Përpjekje maksimale për pesëfishimin e shërbimeve bazë bankare e financiare në fshat, veçanërisht me sistemin e mikrokredive, që në dy vitet e para të mandatit.

Rimëkëmbje e Ekonomisë.pdf