Partia Socialiste e Shqipërisë › Programi › RIMËKËMBJE E SPORTIT

RIMËKËMBJE E SPORTIT

ANGAZHIMI YNË: Rikonstruktim institucional, legjislativ dhe infrastrukturor i sportit, duke praktikuar modelet më të mira europiane dhe synuar partneritetin me komunitetin për decentralizimin dhe promovimin e tij

ZOTIMET TONA:

  • Krijim i Hartës së Sporteve të Traditës sipas zonave, duke mundësuar më shumë investim në zhvillimin e sportit shqiptar.
  • Harta e Sporteve të Traditës si mjet në shërbim të ngritjes së nivelit të sportit profesionist.
  • Ndërtim i Qendrës Kombëtare Olimpike në qytetin e Korçës që do t’i shërbejë sportit, turizmit shqiptar dhe zhvillimit të gjithë zonës së Korçës.
  • Ngritje e dy pistave për ski të shoqëruara me resorte turistike në Komunën e Kelmendit në fshatin Lepush dhe në Komunën e Gjerbesit në Malin e Tomorrit, në bashkëpunim me biznesin.
  • Ngritje e dy muzeve olimpikë për promovimin e vlerave të olimpizmit në bashkëpunim me MTKRS, KOKSH dhe Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.
  • Vënie në jetë e një programi për trajnimin e burimeve njerëzore si menaxherë, trajnerë, mjekë sportivë me arsimin përkatës dhe profesionistë të ndryshëm të sportit.
  • Mbështetje aktivitetit sportiv të personave me aftësi të kufizuar.
  • Asistencë e veçantë me anë të një kabineti mjeksor për kryerjen e analizave mjekësore dhe vlerësimin e aftësive fizike- funksionale-fiziologjike të sportistëve.
  • Bashkëpunim me institucione të tjera të fushës së mjeksisë me anë të marrëveshjeve për bashkëpunim në fushën e sportit dhe shëndetit.
  • Krijim i Federatës së Sportit Universitar dhe Federatës së Sportit Shkollor në varësi të Ministrisë së Arsimit.
  • Federata e Sportit Shkollor do të ngrejë degët e saj në qarqe me qëllim koordinimin dhe gjallërimin e jetës sportive në të gjitha shkollat e vendit.
  • Përfshirje në kurrikul e standardit shtetëror të vlerësimit të aftësive bazike motorike të fëmijëve 3 deri në 6 vjeç.
  • Zhvillim efektiv i tre orëve në javë të mësimit të edukimit fizik në arsimin fillor, të ulët, të mesëm dhe të lartë.
  • Bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Universitet Sportive në përgatitjen e mësuesve të edukimit fizik, por dhe të menaxherëve të sportit, instruktorëve turistikë dhe atyre të qendrave të fitnesit.
  • Ndërtim, ruajtje dhe mirëmbajtje në standardet bashkëkohore e objekteve, terreneve sportive publike dhe krijim i rrjetit të objekteve sportive publike.
  • Nxitje dhe mbështetje klubeve sportive në krijimin dhe ngritjen e qendrave sportive rajonale, zonale apo në lagje e blloqe banimi për promovimin e jetës sportive në vend dhe thithjen e talenteve të reja.
  • Nxitje e ndërtimit të mjediseve sportive cilësore në çdo shkollë të re që ndërtohet.
  • Fushata ndërgjegjësimi kundër dhunës në sport.
  • Parandalimi i dhunës në sport si synim parësor i të gjitha institucioneve të drejtimit të sportit në vend.
  • Mundësim i diagnostikimeve të hollësishme mjekësore dhe vlerësimeve klinike për garantimin e gjendjes shëndetësore të sportistëve, referuar aftësisë së tyre për të kryer aktivitete sportive.

Ngritje e rrjetit të ekipeve sportive në shkollat 9 vjeçare dhe të mesme në të gjithë vendin dhe organizim i kampionateve rajonale dhe kombëtare sportive.

Ndaje me miqtë: