Ripërtëritje e Shoqërisë

Ripërtëritje e Shoqërisë

Ripërtëritje e Shoqërisë

Shqiptarët meritojnë shumë më mire.

“Vdes i mbytur nga plehrat fëmija 13 vjeçar… Ermir Ujka… Djaloshi i cili ka qenë duke kërkuar për skrap pranë vendit të grumbullimit të mbeturinave urbane të qytetit kur makina e plehrave ka shkarkuar mbi trupin e tij tonelata me mbetje urbane.”

“28 femrat që nuk mundën të festonin Vitin e Ri… plot 28 vajza, gra, nëna u vranë nga prindërit, bashkëshortët, të dashurit.”

“Bulqizë – Lirie Mero ka humbur jetën në minierën e Bulqizës mëngjesin e së shtunës. Gruaja 45-vjeçare ndërsa punonte për të mbledhur krom në stokun e minierës është zënë poshtë nga një masiv gurësh. …Bëhet me dije se Lirie Mero ishte nëna e katër fëmijëve dhe jetonte në varfëri të skajshme pasi i shoqi ishte invalid.”

“Sukth vdesin 4 fëmijë nga asfiksimi. Robert 13 vjeç… Vilson 11 vjeç… Kasandra 9 vjeç… Nertila 6 vjeç… Nëna i gjen të pajetë në shtëpi… Shkak i vdekjes së fëmijëve mendohet të ketë qënë një qiri i ndezur i lënë në cep të dhomës për ndriçim i cili më pas ka shkaktuar një zjarr të vogël duke çliruar gazra helmues. ”

Këta fëmijë, këto gra i vrau plehu, gazi, sëpata, zjarri, gurët apo plumbi, por drejt tyre i çoi keqqeverisja.

Këtyre grave e fëmijëve, frymën e fundit ia mori fataliteti apo kriminaliteti, por ranë pre e tij nga përjashtimi social, varfëria, diskriminimi, mungesa e shërbimeve publike dhe e përkujdesit shtetëror.

Kjo qeverisje e dështuar meriton vetëm ndëshkim.

Ky pushtet vrastar meriton vetëm përbuzje.

Kjo kohë e rendë meriton vetëm ndryshim.

Një qeverisje që ruan jetën e qytetarit e nuk e lë atë pre të vështirësive sociale dhe tensioneve shoqërore është e mundur.

Një shoqëri shqiptare me gra të fuqizuara, fëmijë që kanë të ardhme të sigurtë, solidaritet e mirëkuptim mund të ndërtohet.

Ne do ta bëjmë. Me përkushtim. Së bashku.