SHQIPËRIA DIXHITALE

ANGAZHIMI YNË: Shtim dhe promovim i shërbimeve dixhitale, e-shërbimeve për qytetarët dhe biznesin dhe konsolidim i strukturës dixhitale në gjithë sipërfaqen e Republikës së Shqipërisë

ZOTIMET TONA:

  • Përmirësim i kapaciteteve njerëzore në fushën e shërbimeve dixhitale.
  • Prioritet shërbimeve në arsim për të kapërcyer hendekun dixhital dhe për të aftësuar rininë.
  • Pajisje kompjuterike individuale për çdo nxënës të shkollës së mesme, brënda mandatit të parë qeverisës.
  • Pajisje me tablet elektronik e çdo nxënësi që fillon rishtaz shkollën e mesme, duke filluar nga viti shkollor 2014 – 2015.
  • Krijimi i aplikacioneve shkollore specifike për tabletat elektronikë dhe për lëndët shkollore, në mënyrë që çdo i ri dhe e re të përdorë internetin rregullisht si mjet pune në shkollë.
  • Promovim i shërbimeve interactive arsimore të tipit Web 2.0: Wiki shkollore, forume, video-leksione, etj.
  • Transformim gradual i librave shkollorë në libra elektronike, që zëvëndësojnë pjesërisht ose mbështesin librat e zakonshëm.
  • Krijim dhe mbështetje e bibliotekave shkollore elektronike dhe përdorimit të bibliotekave virtuale ekzistuese.
  • Përdorim i përditshëm i aksesit në internet për çdo fëmijë e të ri nëpërmjet WIFI në shkolla.
  • Aplikacione shkollore të posaçme, që do të mundësojnë ndjekjen online të fëmijëve (nota, mungesa) nga prindërit.
  • Mbështetje mësuesve me kurse dhe përmbatje mësimore online në shqi për kurrikulat tona.
  • Përmirësim i kapaciteteve të TIK që do të ketë rrjedhojë direkte rritjen e mundësive të të rinjve për punësim real.
  • Krijim i një platforme punësimi online të orientuar drejt tregut botëror dhe shoqëruar me trajnim mbështetës për të gjithë ata që do t’a kenë të nevojshme.
  • Krijim i sistemit dixhital unik kombëtar me të cilin do të ndërlidhen të gjithë aktorët e sistemit shëndetësor, publikë dhe privatë.
  • Financimi i një aksesi universal në internet në të gjithë vendin me çmime të përballueshme.
  • Vendosje e një tarife sociale për aksesin në internet për familjet me të ardhura të ulëta.
  • Arritje e mesatares së indekseve rajonale si në infrastrukturë dixhitale, ashtu dhe në nivelin e tarifave brenda mandatit të parë qeverisës.
  • Parashikim sistematik, gjatë investimit në rrugët kombëtare, i ndërtimit të infrastrukturës së telekomunikacionit, e cila do t’u jepet me qira operatorëve të interesuar në treg.
  • Vendosje dhe aplikim i një kuadri ligjor në bashkëpunim me pushtetin lokal për të sistemuar infrastrukturën fizike sidomos pjesën fundore.
  • Përfshirje në kuadrin ligjor për infrastukturën fizike dhe i operatorëve të internetit, televizionit kabllor, telefonisë dhe shërbimeve të tjera me vlerë të shtuar.
  • Spektri i frekuencave është pasuri kombëtare dhe do të trajtohet si i tillë përmes:
    • kontrollit efikas të territorit;
    • rikuadrimit të frekuencave GSM;
    • shfrytëzim të brezit Wimax për të ofruar shërbim internet me brez të gjerë veçanërisht në zonat rurale.

Garanci të plotë konkurrence të lirë e të ndershme në treg në përputhje me parimet e BE për sektorin e komunikimeve elektronike.

Ripërtëritje e Shoqërisë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>