BARAZI GJINORE

ANGAZHIMI YNË: Fuqizim real i grave dhe vajzave dhe mundësi të barabarta për të gjithë gratë dhe burrat, duke kthyer në realitet barazinë gjinore në çdo aspekt të jetës

ZOTIMET TONA:

  • Angazhim efektiv i të gjithë institucioneve publike në luftën kundër dhunës ndaj grave.
  • Zbatim i rreptë i legjislacionit për të drejtat e grave dhe barazinë gjinore.
  • Forcim i rolit të sistemit të drejtësisë në parandalimin dhe mbështetjen e viktimave të dhunës dhe dënimin e duhur të dhunuesve.
  • Linjë kombëtare këshillimi 24 orë falas për gratë e vajzat dhe ndërtim i një partneriteti funksional me shoqërinë civile e komunitetet fetare.
  • Bashkëpunim me median për parandalimin e dhunës në familje dhe shtrirje e mekanizmit të referimit në të gjitha njësitë vendore.
  • Vëmendje e veçantë ndaj grave e vajzave viktima të dhunës.
  • Riintegrim i grave dhe vajzave viktima të dhunës, nëpërmjet ofrimit të banesave sociale, punësimit, formimit profesional dhe ndihmës e shërbimeve sociale.
  • Vëmendje e veçantë përmirësimit të kushteve të punës së gruas në zonat rurale; zgjerim i shërbimeve komunale, sigurim i ujit të pijshëm dhe garantim i shërbimeve sociale.
  • Krijim i Zyrës për Barazinë Gjinore, për të siguruar që projekt-ligjet e paraqitura për shqyrtim përputhen me detyrimet ligjore për barazinë gjinore dhe nuk përfshijnë diskriminim me baza gjinore.
  • Zbatim real i kuotës së përfaqësimit 30% të grave dhe vajzave në institucionet e zgjedhura dhe të emëruara.
  • Mbështetje përfshirjes së vajzave në profesion sipas nevojave të tregut të punës dhe jo sipas profesioneve tradicionale që favorizojnë disbalancën gjinore.
  • Trajnim profesional falas për çdo vajzë nën moshën 25 vjeç, brenda 6 muajve të parë të qeverisjes.
  • Vëmendje e veçantë ndaj vajzave e grave që kanë imigruar në zonat urbane dhe qytetet e mëdha.
  • Trajnim dhe punësim me përparësi për gratë dhe vajzat e pakicave dhe gratë e vajzat me aftësi të kufizuara.
  • Zgjerim dhe përmirësim i qasjes së grave në hua, përmes programeve mbështetëse për vetëpunësim, strukturave të kujdesit dhe mbrojtjes sociale.
  • Ndihmë ligjore falas për gratë që kërkojnë të drejtat e tyre për bashkëpronësi.
  • Përmirësim i aksesit në arsim për gratë dhe vajzat.
  • Rishikim i kurrikulave dhe teksteve shkollore nga perspektiva e barazisë gjinore.
  • Lehtësim i barrës fiskale për punëdhënësit që punësojnë gra dhe vajza të papuna.
  • Promovim i grave dhe vajzave në fushën e shkencës dhe teknologjisë duke vlerësuar kontributet e tyre dhe përdorur me efikasitet potencialet e tyre.
  • Fuqizim i grave dhe vajzave përmes punësimit, nxitjes së sipërmarrjes, formimit dhe kualifikimit profesional të tyre.
  • Sigurim i shërbimeve publike efektive në ndihmë të familjeve, grave dhe fëmijëve.
  • Përmirësim i legjislacionit ekzistues duke e përafruar me legjislacionin e vendeve të Bashkimit Europian.
  • Rritje e pjesmarrjes së grave dhe vajzave në jetën publike dhe politike, duke siguruar një nivel më të lartë përfaqësimi, angazhimi dhe ndikimi në jetën publike.
  • Përpjekje për barazi gjinore në tregun e punës dhe për eleminimin e dallimeve gjinore në paga dhe shpërblime.
Ripërtëritje e Shoqërisë