RESPEKT PËR VETERANËT

ANGAZHIMI YNË: Dyfishim i masës së shpërblimit për të gjithë përfitimet e shërbimet ndaj veteranëve dhe zgjerim i spektrit të këtyre shërbimeve

ZOTIMET TONA:

  • Të gjitha shërbimet publike për veteranët do të jenë falas dhe do të përballohen nga shteti.
  • Zbatim i të gjitha detyrimeve që burojnë nga Statusi dhe Karta e Veteranit:
  • Shpërblim mujor.
  • Kurim falas në institucionet
  • shëndetësore publike.
  • Barna falas për sëmundjet kronike.
  • Udhëtim falas me mjetet e transportit urban publik.
  • Udhëtim interurban me mjetet e transportit publik me gjysmë çmimi.
  • Pushim në shtëpinë e pushimit të punonjësve dhe ushtarakëve.
  • Përjashtim nga të gjithë taksat e drejtpërdrejta.
  • Anullim i amendimit, prej qeverisë së djathtë të Ligjit Nr. 8607, datë 24.04.2000 “Për Statusin e Dëshmorit të Atdheut.”
  • Buxheti i shtetit do të parashikojë shpenzimet e nevojshme për ruajtjen, restaurimin dhe mirëmbajtjen e simboleve të historisë së LANÇ, si muzetë, Varrezat e Dëshmorëve, monumentet, bustet, lapidarët, pllakat përkujtimore, etj.
  • Respektim i emërtimeve të rrugëve dhe objekteve sociale, kulturore, ekonomike etj. që na rikujtojnë vlerat dhe historinë e LANÇ.
  • Kremtim me nderimet e merituara të datave e ngjarjeve në periudha të ndryshme të historisë dhe Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare (LANÇ).
  • Hartim i politikave të kujdesit ndaj veteranëve në bashkëpunim me veteranët dhe përfaqësuesit e organizatës kombëtare të familjeve të dëshmorëve.
Ripërtëritje e Shoqërisë