KULTURA, PËR SHQIPËRINË KRIJUESE

ANGAZHIMI YNË: Rikrijim tërësor i institucioneve qendrore dhe vendore të kulturës, mbështetje dhe nxitje krijimtarisë me një qasje në harmoni me vizionin e Komisionit Europian për Kulturën “Europa Kreative”

ZOTIMET TONA:

  • Krijimi në internet i platformës “Shqipëria Krijuese”, e cila:
    • paraqet zhvillimet më të fundit në fushën e artit në vend;
    • përfshin kalendarin e përditësuar të të gjithë aktiviteteve artistike e kulturore në të gjithë vendin;
    • ofron një hapsirë dialogu për artistët shqiptarë brenda e jashtë vendit;
    • përbën një mjet nxitës në fushën e artit dhe kulturës për komunikim me mediat e reja;
    • fuqizon rolin e krijuesve të praktikave artistike dhe kulturore online;
    • mbështet një qasje kritike për cilësinë e informacion duke informuar dhe mbi pronën intelektuale.
  • Mbështetje artistëve, talenteve të reja, grupeve artistike e kulturore në rritjen e potencialit të tyre për performanca.
  • Mbështetje artistëve, talenteve të reja, grupeve artistike e kulturore për pjesëmarrje në aktivitete jashtë vendit dhe arritje financimi ndërkombëtar.
  • Nxitje edukimit të artit për çdo moshë brenda dhe jashtë institucioneve kulturore.
  • Mbështetje financiare për shtresat në nevojë duke u mundësuar frekuentimin në aktivitete kulturore.
  • Mbështetje frekuentimit të aktiviteteve e hapsirave kulturore me nisma si Karta Rinore Europiane.
  • Nxitje kreativitetit me mbështetje ndaj platformave të pavarura për artin dhe aktivitetet kulturore të të rinjve.
  • Nxitje aktiviteteve artistike, si festivale teatrore, muzikore, të traditës popullore me bazë dialogun rajonal e vlerat e përbashkëta kulturore.
  • Bashkëpunim me aktorë kombëtarë e ndërkombëtarë për mbështetjen dhe nxitjen e aktiviteteve të artit modern në vendin tonë.
  • Intensifikim i bashkëpunimit me artistët tanë jashtë vendit duke nxitur aktivitete të artit bashkëkohor për të kthyer Shqipërinë në një referencë rajonale në këtë aspekt
  • Rritje e mundësive për t’u punësuar në sektorin e kulturës duke filluar nga vullnetarizmi dhe stazhet në fushën e artit dhe kulturës.
  • Bashkërendim dhe krijim i infrastrukturës kulturore në të gjithë vendin për fuqizimin e burimeve e dhe shtimin e iniciativave vendore në art e kulturë.
  • Institucione kulturore të të gjitha niveleve, si hapsira takimi dhe ndërveprimi shoqëror dhe qendra kohezioni social e solidariteti komunitar.
  • Mbështetje kolonive artistike të artit pamor, shtëpive rezidenciale për artistë, shkrimtarë e përkthyes dhe ardhjes së artistëve të huaj në Shqipëri.
  • Mbështetje institucioneve artistike lokale publike (teatro, galeri etj.) dhe private (festival, galeri) sipas kapaciteteve krijuese.
  • Nisma fiskale për tërheqjen e mbështetjes private drejt prodhimit kulturor.
  • Mbështetje bashkëpunimit privat- publik në fushën e kulturës, duke vendosur raporte të drejta, transparente dhe rregulla të qarta.
  • Ngritja e Qendrës Kombëtare të Letrave për mbështetjen e vlerave të traditës dhe prurjeve të reja.
  • Përfshirja e librit shqip dhe autorëve shqiptarë në programet e nismat promovuese ndërkombëtare.
  • Fonde dhe projekte të posaçme për botimet dixhitale.
  • Krijimi i sistemit të bursave për shkrimtarët dhe përkthyesit në mbështetje të karrierës së tyre dhe shkëmbimit kulturor.
  • Zgjerim i tregut kulturor dhe decentralizim i tij nëpërmjet krijimit të qendrave multifunksionale të krijimtarisë dhe pasurisë kulturore.
  • Ndërtim i qendrave kulturore multifunksionale për fëmijët dhe krijim i teatrove për fëmijë në të gjitha krahinat e vendit.
  • Nisma në funksion të mbështetjes dhe ruajtjes së shumëllojshmërisë kulturore të krahinave të ndryshme të vendit tonë.
  • Mundësim i organizimit dhe promovimit të “Ditëve të Kulturës Shqiptare” në vende të ndryshme të botës e veçanërisht në vendet e BE.
  • Rishikim dhe hartim në Standardet Europiane të paketës ligjore që përfshin:
    • Ligjin për Krijimtarinë.
    • Ligjin për Mbrojtjen e të Drejtës së Autorit.
    • Ligjin për Sponsorizimet dhe Nxitësit Fiskalë.
    • Statuset Specifike (për secilin institucion të krijimtarisë).
    • Kontratën Kolektive.
    • Kontratën Individuale.
    • Disa prej hapave në rigjenerimin e institucioneve kulturore do të jenë:
    • Rikonstruktim tërësor i Teatrit Kombëtar sipas standardeve europiane.
    • Vendosja e Qendrës Kombëtare Multifunksionale për Fëmijë në ambiente të reja.
    • Hapja e Shkollës së Cirkut pranë Liceut Artistik.
    • Hapja e degës së dramës AA në Shkodër.
    • Krijimi i Studios Eksperimentale në TKOB.
    • Status i veçantë për Teatrin e Shkodrës dhe të Korçës.
    • Rikonceptim i Festivalit të Përvitshëm për Regjisorët e Rinj.
    • Rikonceptim i Festivalit Ndërkombëtar të Butrintit.
    • Hapja e dy teatrove të reja për fëmijë në periferi të kryeqytetit.
  • Aksesi në kulturë, si e drejtë themelore e kthyer në mundësi reale për të gjithë.
  • Vëmendje të veçantë kundrejt grupeve të cënueshme si të rinjtë, pakicat kulturore, grupet me aftësi të kufizuara dhe grupimet vulnerabël, në kuadrin ligjor të lidhur me kulturën.
  • Dialog me të gjithe aktorët, palët e interesuara dhe shoqërinë civile për qasjet strategjike dhe sfidat e të ardhmes në kulturë.

Zhvillimi i një sërë treguesish dhe sistemesh ndjekëse/follow- up për të matur aksesin në institucione kulturore, aktivitetet artistike dhe forma e tjera të aktiviteteve kulturore.

Ripërtëritje e Shoqërisë