TRASHËGIMI E RIVLERËSUAR

ANGAZHIMI YNË: Mbrojtja e trashëgimisë kulturore si faktor thelbësor i integrimit në BE, bazë për turizmin kulturor, asset i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm dhe burim i paçmuar studimi shkencor

ZOTIMET TONA:

  • Reformim i institucioneve të menaxhimit të trashëgimisë kulturore duke sjellë një frymë bashkëkohore në menaxhimin, mbrojtjen, studimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.
  • Krijim i një legjislacioni modern për ruajtjen e qendrave, monumenteve dhe peizazheve historike si pjesë e rëndësishme e integritetit të monumenteve kulturore.
  • Adoptim i politikave për përfshirjen e komuniteteve, që banojnë pranë apo kanë interes të drejtpërdrejt në qendrat e trashëgimisë, në mirëmenaxhimin e tyre.
  • Rritje e ndërgjegjësimit të të rinjve për vlerat historike dhe trashëgiminë kulturore përmes futjes në të tria ciklet e sistemit arsimor të aktiviteteve ekstra- kurrikulare.
  • Ristrukturim i skemës së institucioneve të restaurimit, gërmimit dhe katalogimit të monumenteve të trashëgimisë kulturore në përputhje me standartet e kërkuara nga UNESCO, KE, ICOMOS, ICROM etj.
  • Nxitja e kërkimit të thelluar shkencor në fushën e trashëgimisë dhe përfundimi i katalogimit informatik dhe dixhital i të gjithë trashëgimisë kulturore.
  • Mbështetje për hulumtim në fushën e artit, kulturës, kreativitetit dhe rolit të kulturës në kohezionin social dhe solidaritetin komunitar.
  • Ristrukturim i institucioneve qendrore dhe krijim i një qendre të vetme menaxhimi të trashëgimisë kulturore me degë nëpër qarqe e qytete.
  • Qendra e Menaxhimit të Trashëgimisë Kultutore do të fokusohet veçanërisht në:
    • zhvillimin e potencialeve të reja të trashëgimisë;
    • konsultim e dialog për zhvillimin e trashëgimisë me banorët e pronarët e zonave përkatëse;
    • promovimin e trashëgimisë si komponent kyç i turizmit lokal.
  • Mbështetje financiare për listën e “Kryeveprave të Trashëgimisë Kulturore Shpirtërore” dhe për bartësit e traditave shpirtërore.
  • Krijim dhe konsolidim i skemës së veprimtarisë folklorike kombëtare dhe ndërkombëtare.
  • Konsolidim i Shqipërisë si një vend i spikatur i promovimit të vlerave të trashëgimisë kulturore në rajon e më gjerë.
  • Krijimi i një Qëndre Menaxhimi dhe Kërkimi Shkencor të Avancuar të Pasurive Nënujore, e cila promovon kërkime ndërdisiplinore.
  • Qendra e Menaxhimit dhe Kërkimit Shkencor të Avancuar të Pasurive Nënujore, si kontribuese në hartimin e legjislacionit në përputhje me konventat ndërkombëtare.
  • Qendra Menaxhimi dhe Kërkimi Shkencor të Avancuar të Pasurive Nënujore, si mbështetëse e edukimit në fushën e pasurive natyrore e kulturore.
  • Hartim i udhëzuesit të Plan Zbatimit Rajonal për Ruatjen e Trashëgimisë Kulturore të Peisazheve historike në konsultim me komunat e zonës.
  • Krijim i Fondit të Ruatjes së Trashëgimisë, duke ndjekur eksperiencën britanike që mundëson financimin e mbarështrimin e tij nga Llotaria Kombëtare.
  • Identifikim, ruajtje, mbrojtje dhe promovimi i trashëgimisë shpirtërore shqiptare në nivel kombëtar e ndërkombëtar.
  • Promovim i trashëgimisë kulturore shpirtërore dhe i diversitetit kulturor për rritjen e rolit të tyre dhe në funksion të turizmit kulturor.
  • Krijim dhe menaxhim i projekteve me ndikim në fushën e trashëgimisë kulturore dhe ambientale, të lidhura ngushtë me komunitetet vendore.
Ripërtëritje e Shoqërisë