LUFTË VARFËRISË DHE PËRJASHTIMIT SOCIAL

ANGAZHIMI YNË Politika parandaluese, aktive dhe efikase për reduktimin e varfërisë dhe të përjashtimit social

ZOTIMET TONA:

  • Zëvendësim i Programit të Ndihmës Ekonomike me Programin e Riintegrimit Social.
  • Ndihma ekonomike nuk do të jetë lëmoshë, por mbështetje për riintegrim.
  • Ndërtim i një sistemi të personalizuar të shërbimeve sociale, duke vendosur në qendër nevojat e individit.
  • Përcaktim i masës së pagesës nga Programi i Riintegrimit Social, për individë dhe jo për familje.
  • Masa e pagesës nga Programi i Riintegrimit Social do të synojë kapërcimin e vijës së varfërisë.
  • Lehtësi, shërbime ndihmëse dhe së paku një ofertë për të rihyrë në tregun e punës, përfituesve të pagesës nga Programi i Riintegrimit Social në qytet, brenda vitit të parë të qeverisjes.
  • Programi i Riintegrimit në zonat rurale do të zëvendësojë pagesat e Ndihmës Ekonomike me Programin “Punë në Vend të Asistencës.”
  • Punë për përfituesit e Programit të Riintegrimit Social, nga punë apo shërbime pranë komuniteteve të tyre, njësitë e qeverisjes vendore apo projekte të qeverisjes qendrore.
  • Informatizim i të dhënave të Programit të Riintegrimit Social dhe pagesës së përfitimeve. Krijim i Fondit Kombëtar për Shërbimet Sociale dhe Fondeve Rajonale për Shërbimet Sociale si pjesë e Fondit Social.
  • Krijim i Fondit Kombëtar për Shërbimet Sociale dhe Fondeve Rajonale për Shërbimet Sociale si pjesë e Fondit Social.
  • Fondi Social, si vëmendje e veçantë dhe sigurim i burimeve të nevojshme për grupet më të rrezikuara nga përjashtimi.
  • Përllogaritje me shpejtësi e minimumit jetik, si hapi i parë i rëndësishëm për të luftuar varfërinë dhe krijuar mundësi integrimi kategorive në nevojë.
  • Paga minimale do të garantohet mbi minimumin jetik të indeksuar me shtrenjtimin e shportës së ushqimeve dhe mallrave të domosdoshme.
  • Kontroll dhe ulje e informalitetit në tregun e punës me qëllim nxjerrjen nga programet sociale të përfituesve abuzivë.
  • Kontroll dhe ulje e informalitetit në tregun e punës me synim rivendosjen e fondeve për familje realisht të varfra.
  • Shërbime falas në shtëpi për të gjithë të moshuarit mbi 75 vjeç me nevoja të veçanta.
  • Mbështetje me pagesa në nivelin e pagës minimale për të gjithë kujdestarët e personave me aftësi të kufizuara.
  • Garantim i pagesës së sigurimeve të detyrueshme shoqërore për të gjithë kujdestarët e personave me aftësi të kufizuara.
  • Rishikim i sistemit të vlerësimit të Personave me Aftësi të Kufizuar.
  • Kalim drejt modelit të klasifikimit të funksioneve të aftësisë së kufizuar dhe shëndetit mbi bazën e Manualit Ndërkombëtar Europian dhe konventave të OKB për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
  • Rritje e aksesit të Personave me Aftësi të Kufizuar në punësim e formim profesional.
  • Rishikim, në bashkëpunim me shoqatatat përfaqësuese, i legjislacionit për statuset e grupeve të Personave me Aftësi të Kufizuar.
  • Vendosje në kushte të barabarta përfitimi e shërbimesh, në përputhje me shkallëzimin e rëndesës së sëmundjes dhe nevojat për shërbime, punësim e riintegrim i Personave me Aftësi të Kufizuar.
  • Anulim i ndryshimeve ligjore, që ka imponuar maxhoranca qeverisëse, të cilat kanë sjelle kufizimin e të drejtave ekonomike e sociale të Personave me Aftësi të Kufizuar.
  • Zgjidhje problemit të regjistrimit të fëmijëve romë.
  • Ndalim i formave të këqija të punës së fëmijëve romë dhe egjiptianë.
  • Përgjysmim i shkallës së analfabetizmit dhe trefishim i fondeve për formimin profesional të të rinjve romë dhe egjiptianë.
  • Krijim i Fondit për Strehim të Përballueshëm, të administruar nga një organizëm i posaçëm, në përputhje me politikat sociale dhe nevojat e popullsisë për strehim.
  • Fondi për Strehim të Përballueshëm do t’u japë përparësi familjeve të varfëra, familjeve të reja dhe grave kryefamiljare.
  • Krijim pranë organeve të qeverisjes vendore i Regjistrit Kombëtar të Qeradhënësve dhe Qeramarrësve.
  • Regjistri Kombëtar i Qeradhënësve dhe Qeramarrësve, një mjet për të lehtësuar qeramarrësit në nevojë dhe qeradhënësit.
  • Legalizim dhe kapitalizim i banesave ekzistuese të ndërtuara në mënyrë informale.
  • Mbështetje urbanizimit dhe integrimit të komuniteteve të të ardhurve në jetën ekonomike e sociale të qyteteve dhe shërbime cilësore ndaj tyre.
  • Nxitje krijimit të ndërrmarjeve sociale nëpërmjet miratimit të një legjislacioni të ri mbi biznesin social.
  • Përcaktim real i nevojave të popullsisë për ndihmë e shërbime, mbi bazën e një shporte sa më realiste, duke harmonizuar nevojat, mundësitë dhe burimet.
  • Rivlerësim i të ardhurave nga prona, toka, bujqësia dhe blegtoria për riaktivizimin e aseteve në fshat.
  • Rivlerësim i faktorëve që ndikojnë në ashpërsinë dhe thellësinë e varfërisë.
Ripërtëritje e Shoqërisë