PENSIONE DINJITOZE

ANGAZHIMI YNË: Pensione dinjitoze për të nxjerrë të moshuarit nga varfëria

ZOTIMET TONA:

  • Reformë në fushën e pensioneve e përqendruar në konsolidimin e sistemit aktual të sigurimeve shoqërore.
  • Reformë në fushën e pensioneve që kontribon në zgjidhjen e problemit të papunësisë dhe informalitetit.
  • Reformë në fushën e pensioneve që mbështet funksionimin e sistemit shumëkolonësh.
  • Nxjerrje nga situate kritike e raportit midis kontribuesve dhe përfituesve të skemës së pensioneve; mbajtje e këtij raporti në nivele optimale, jo më pak se 2:5-3:1.
  • Vendosje e raportit optimal midis pensioneve minimale dhe maksimale, në korrelacion me raportin midis kontributeve minimale dhe maksimale.
  • Sigurim i raportit optimal midis përfitimeve maksimale e minimale, në nivele të pranueshme- 3:1.
  • Ndryshim i mënyrës diskriminuese të llogaritjes së pensioneve, duke e lidhur më mirë me kontributet dhe llogaritur 1.3%-1.5% të pagës mesatare për çdo vit pune.
  • Garantimi i një raporti optimal midis pagave dhe pensioneve, duke synuar një koefiçent mesatar zëvendësimi jo më pak se 55%-60%.
  • Ndërtim i skemave të veçanta të kontributeve dhe përfitimeve të kapitalizuara ose gjysmë të kapitalizuar të sigurimit për pensione sipas vjetërsisë në shërbim.
  • Zgjidhje problemeve të zvarritura të pensioneve të ushtarakëve në lirim, policisë dhe shërbimit informativ.
  • Ushtarakët e liruar përfitojnë pensionin e parashikuar me ligjin nr. 9418 dt. 20.05.2005 “Për sigurimin shoqëror të ushtarakëve të forcave të armatosura të Republikës së Shqipërisë.”
  • Shfuqizim i të gjitha ligjeve, akteve normative, urdhëresave të qeverisë aktuale që janë në kundërshtim me ligjin “Për sigurimin shoqëror të ushtarakëve të forcave të Republikës së Shqipërisë.”
  • Rishikim i të gjithë statuseve të ish-ushtarakëve me synim shmangien e ndërhyrjeve çekuilibruese në skemat e përfitimeve.
  • Aplikim i pensionit social për të moshuarit mbi 75 vjeç, pa të ardhura ose me të ardhura të pakta, pavarësisht kontributit në skemë.
  • Zgjedhje, brenda mandatit të pare qeverisës, të problemit të sigurimit të emigrantëve përmes:
    • mundësimit të trajtimit të barabartë të emigrantëve shqiptare me punëtorët vendas në shoqëritë pritëse;
    • bashkimit të periudhave të sigurimit dhe transferimit të të drejtave të përfitimit;
    • intesifikimit të bashkëpunimit dhe marrëveshjeve dypalëshe me vendet pritëse.
  • Plotësim i të gjitha kushteve për ratifikimin e Kodit Europian të Sigurimeve Shoqërore (të Rishikuar).

Mbështetje funksionimit të sisstemit shumëkolonësh të pensioneve, duke nxitur, sidomos për brezin e ri, pjesmarrjen edhe në skemat private, suplementare e vullnetare të pensioneve.

Ripërtëritje e Shoqërisë