Partia Socialiste e Shqipërisë › Programi › Rivendosje e Demokracisë

Rivendosje e Demokracisë

Qeverisje nga qytetarët, për qytetarët

“Jam njëri prej shumë intelektualëve dhe qytetarëve të thjeshtë shqiptarë, që politikën e kryeministrit të sotëm të Shqipërisë e percepton dhe e përjeton si një politikë dhunuese e shfytyruese, me sharjet, me fyerjet, me shantazhet, me kërcënimet, me mashtrimet dhe me gënjeshtrat e pandalshme…” (Rexhep Qosja).

Kjo politikë i hapi rrugë korrupsionit që mban peng zhvillimin e vendit. Kjo politikë krijoi ambientin e përshtatshëm për lulëzimin e krimit në vendin tonë. Kjo politikë është përgjegjëse për humbjen e dhjetëra jetëve të pafajshme; protestues, policë në krye të detyrës, qytetarë të thjeshtë. Kjo politikë rrënoi imazhin e Shqipërisë si vend demokratik e liridashës.

Ne opozitarët e refuzuam këtë rrënim me shpirtin tonë, fjalën tonë, trupat tanë.

Ne kishim kurajon ta kundërshtojmë, ne kemi forcën ta ndryshojmë.

Lirinë, demokracinë, drejtësinë e barazinë do t’i kërkojmë përditë në rrugën e Rilindjes që duam.

Me përkushtim. Së bashku.

Tregomu dhe shqiptarët udhën e punës së mbarë, Bashkomi, bëmi vëllezër edhe fjeshtë shqiptarë, Falmi, falmi Shqipërisë ditën e bardh’ e lirisë, Udhën e vëllazërisë, vahn’ e gjithë mirësisë. Nxirr të vërtetën në shesht, paskëtaj të mbretëronjë, Errësira të përndahet, gënjeshtëra të pushonjë. (NAIM  FRASHËRI, 1886)

Ndaje me miqtë: