REND DHE SIGURI

ANGAZHIMI YNË: Zmbrapsje e krimit dhe rivënie e Policisë së Shtetit në krye të detyrës, në 300 ditët e para të qeverisjes, duke bërë realitet dhe moton tonë: “Një Polici–Një Shtet”.

ZOTIMET TONA:

  • Normalizim i situatës së rënduar të rendit publik, që në vitin e parë të qeverisjes.
  • Hartim dhe vënie në zbatim e strategji për parandalimin e krimit urban që në 300 ditët e para të qeverisjes.
  • Garantim i rendit dhe sigurisë në parametra e standarde europiane, të vlerësuar nga perceptimi i publikut, të monitoruar nga faktorë dhe aktorë jo partiakë apo shtetërorë dhe të pavarur.
  • Mënyrë e re qeverisjeje, e përgjegjshme, transparente në fushën e sigurisë; me vizion dhe politika të qarta, duke ndërtuar e menaxhuar një sistem institucionesh të koordinuar dhe eficentë.
  • Profesionalizëm e përkushtim për mbrojtjen e zbatimin e ligjit dhe arritjen e standardeve më të larta të sigurisë dhe rendit publik në të mirë të shtetit, shoqërisë dhe çdo individi.
  • Vendosje e kulturës së zbatimit të ligjit nga të gjithë dhe ndaj të gjithëve.
  • Polici në shërbim të publikut dhe me publikun në mbrojtje të ligjit.
  • Reformim i policisë së shtetit dhe i institucioneve të tjera të sigurisë.
  • Riorganizimi rrënjësor i Policisë së Shtetit dhe i të gjitha forcave të tjera të sigurisë publike mbi bazën e një reforme shumëplanëshe.
  • Rikthim i dinjitetit të punonjësit të policisë, duke filluar nga uniforma, etika e komunikimit, ushtrimit të detyrës dhe shpërblimi deri te promovimi i vlerave më të mira brenda policisë së shtetit.
  • Në mandatin e parë të qeverisë sigurojmë që inspektori i policisë të paguhet 570 mijë lekë;
    • Kryeinspektori të paguhet 632 mijë lekë;
    • Nënkomisari të paguhet 727 mijë lekë;
    • Komisari të paguhet 800 mijë lekë;
    • Kryekomisari të paguhet 880 mijë lekë.
    • Kryekomisari të paguhet 880 mijë lekë.
    • Drejtuesi i parë të paguhet 1 milionë e 113 mijë lekë;
    • Zëvendësdrejtori të paguhet 1 milionë e 280 mijë lekë;
    • Drejtori i Përgjithshëm të paguhet 1 milion e 470 mijë lekë.
    • Drejtori i Përgjithshëm të paguhet 1 milion e 470 mijë lekë.
  • Strehim për të gjitha familjet e policëve të vrarë në krye të detyrës.
  • Punësim për të gjitha gratë e policëve të vrarë në krye të detyrës.
  • Përkujdesjen për arsimimin e të gjithë jetimëve të luftës së shtetit me krimin.
  • Pagesën e asiguracionit për jetën e çdo uniforme blu nga shteti si kontribut i të gjithë shoqërisë.
  • Themelim i Byrosë Kombëtare të Hetimit me pjesë përbërëse:
    • Analizën e informacionit kriminal;
    • Antidroga, drejtimi i luftës kundër trafiqeve të qenieve njerëzore;
    • Armëve, eksplozivëve, antiterrori;
    • Drejtimi i luftës kundër pastrimit të parave dhe korrupsionit;
    • Njësitë speciale të agjentëve në mbulim;
    • Policia shkencore, antikrimi kompjuterik;
    • Trupa operacionale e drejtimeve dhe ndërhyrjeve;
    • Mbrojtja e dëshmitarëve;
    • Analiza e raportimeve ditore e policisë së rendit dhe qarkullimit në terren;
  • Rishikim të gradave dhe rekrutim shembullor.
  • Mundësi për të konkuruar në mënyrë transparente për çdo qytetar të këtij vendi, i cili është sot punonjës apo është i larguar dhe provon se ka aftësitë dhe integritetin moral për t’u bërë pjesë e trupës së policisë.
  • Përcaktim i një sistemi karriere dhe gradash që i përgjigjet formimit profesional, aftësisë dhe devotshmërisë ndaj ligjit dhe publikut.
  • Kthim i policisë në komunitet, aty ku s’ka hyrë prej vitesh, në zona të thella dhe zona urbane, ku policia lë jashtë mbulimit, kontrollit dhe patrullimit lagje të tëra.
  • Rimarrje në dorë e kontrollin mbi territorin në 300 ditët e para të qeverisjes.
  • Garantim i rendit dhe sigurisë në parametra e standarde europiane, të vlerësuar nga perceptimi i publikut, të monitoruar nga faktorë dhe aktorë jo partiakë apo shtetërorë dhe të pavarur.
  • Rritje e nivelit të raportimit të krimit dhe regjistrimi i çdo vepre penale.
  • Masa disiplinore, administrative dhe politikë penale e ashpër ndaj nëpunësve të shtetit që shkelin ligjin dhe të drejtën e barazisë para tij.
  • Vendosje e bashkëpunit efektiv mes institucioneve dhe komunitetit.
  • Rritje e bashkëpunimit të policisë me shkollat dhe qytetarët për parandalimin e situatave që mund të shkojnë në krim.
  • Investim në parandalimin e krimit për një siguri të jetës dhe të pasurisë kudo dhe për të gjithë.
  • Parandalim i krimit me një qasje të integruar; programe ekonomike, sociale përfshirje e komunitetit dhe programe rintegruese në komunitet.
  • Parandalim i krimit me anë të programeve të parandalimit të situatave të krimit.
  • Parandalim i viktimizimit të grave, vajzave, fëmijëve, moshuarve, minoriteteve, personave me aftësi të kufizuara dhe personave me orientim seksual të ndryshëm.
  • Parandalim i veprave penale për shkak të pakujdesisë (si vrasjet, plagosjet, aksidentet rrugore).
  • Parandalim i krimeve të dhunshme me anë të kufizimit të rrethanave dhe shkaqeve që prodhojnë dhunë.
  • Parandalim i kriminalitetit të të miturve dhe ndaj të miturve mes një politike gjithëpërfshirëse me synim integrimin e të miturve në shoqëri .
  • Parandalim dhe luftë krimet në fushën ekonomike dhe krimin e organizuar.
  • Përkushtim i veçantë barazisë para ligjit me synim zbatimin e ligjeve në praktikë.
  • Forcim i bashkëpunimit ndërkombëtar, veçanërisht me vendet e rajonit dhe të Bashkimit Evropian në luftën me krimin e organizuar dhe terrorizmin.
  • Fuqizim i instrumenteve operativë dhe të analizës me synim luftën kundër krimit të organizuar në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar, veçanërisht me BE.
  • Zhvillim më tej i nivelit e sigurisë për rendin publik në gjithë territorin e vendit si dhe për kontrollin e kufijve tanë shtetërore.
  • Përmirësime ligjore dhe funksionale të institucioneve të sigurisë dhe rendit publik.
  • Konsolidim i sistemit dhe institucioneve të sigurisë publike.
  • Riorganizim i sistemit dhe institucioneve të sigurisë së brendshme, në përputhje me kushtetutën dhe përgjegjësitë institucionale, mbi parime të tilla si:
    • përgjegjshmëria;
    • besueshmëria;
    • llogaridhënia;
    • mirë-menaxhimi.
  • Vënie në jetë e programeve dhe strategjive si pjesë e strategjisë së sigurisë kombëtare dhe programit qeverisës.
  • Përafrim dhe harmonizim i mëtejshëm i legjislacionit në fushën e sigurisë me standardet europiane në këtë fushë.
  • Rritje efikasitetit të punës për zbulimin, hetimin dhe dërgimin para drejtësisë të autorëve të krimit.
  • Krijim i të gjitha mundësive ligjore, njerëzore dhe financiare për një sistem drejtësie penale efektive.
  • I japim energji të re institucioneve të drejtësisë duke i nxjerrë nga lodhja, apatia, sulmi vazhdueshëm i poleve të ndryshme të pushtetit dhe krimit.

Interesi i viktimës do të jetë në qendër të vëmendjes në parandalimin e krimit dhe në sistemin e drejtësisë penale.

Rivendosje e Demokracisë