SHOQËRIA CIVILE, BASHKËNDËRTUESE E DEMOKRACISË

ANGAZHIMI YNË: Qeverisje në mbështetje të fuqizimit të shoqërisë civile në vend, përmes jetësimit të një partneriteti konkret, real dhe shumëplanësh

ZOTIMET TONA:

  • Përmirësim i legjislacionit dhe masave financiare, që rregullojnë veprimtarinë e OJF-ve duke i konsideruar ato shërbëtorë të interesit publik, dhe jo atij vetjak.
  • Lehtësim i aksesit të OJF-ve në qeverisje dhe përfshirje e tyre në vendimmarrje, në lidhje me politikat sociale, ekonomike dhe legjislative.
  • Asistencë ndaj këtij sektori për të rritur kapacitetet e tij në fushën e shërbimeve, të cilat ende nuk përballohen nga shteti.
  • Ofrim i praktikave më të mira në shërbimet ndaj grave, fëmijëve, të moshuarve, romëve, dhe grupeve të tjera në nevojë, në funksion të fuqizimit të këtij sektori.
  • Realizim i një procesi të gjerë konsultativ me shoqërinë civile për nismat e reja ligjore, si dhe për monitorimin e vlerësimin e tyre.
  • Përmirësim i informacionit për OJF-të nga institucionet shtetërore në funksion të bashkëpunimeve afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata të planifikuara, sipas fushës së veprimit dhe prioriteteve të çdo ministrie apo institucioni.
  • Rritje e transparencës nga ana e institucioneve zyrtare, me anë të publikimit mundësive të bashkëpunimit dhe rregullave për aplikimin e organizatave, në projekte të ndryshme.
  • Rishikim i përbërjes së bordit të Agjencisë Shtetërore për Shoqërinë Civile, duke bërë të mundur pjesëmarrjen e emrave me integritet të përfaqësuesve të shoqërisë civile.
  • Mbështetje organizatave jofitimprurëse, që nxisin pjesëmarrjen e komunitetit në problemet e vendit, nismat për shërbimet sociale, mjedisin dhe luftën kundër korrupsionit.
  • Krijim i mundësive që organizatat e shoqërisë civile të mund të aplikojnë për të mbuluar ato shpenzime, të cilat në asnjë rast nuk mbulohen nga burime të tjera.
  • Zhvillim i kuadrit ligjor të OJF- ve, në mënyrë që të nxitet mbështetja e këtij sektori nga biznesi vendas, filantropia dhe shërbimet vullnetare.
  • Zgjidhje e problemit të TVSH-së për organizatat, duke aplikuar zgjidhjet që janë bërë në rajon.

Iniciativa që garantojnë menaxhimin e fondit për shoqërinë civile nga një institucion i pavarur nga ekzekutivi dhe i miratuar nga parlamenti.

Rivendosje e Demokracisë