INTEGRITET I PUSHTETIT GJYQËSOR

ANGAZHIMI YNË: Reformë rrënjësore, afatgjatë dhe gjithëpërfshirëse për të rivendosur integritetin e pushtetit gjyqësor dhe institucioneve të sistemit të drejtësisë

ZOTIMET TONA:

  • Reformë e gjyqësorit për të krijuar një sistem gjyqësor të pavarur, të paanshëm, efiçient dhe profesional.
  • Rishikim i vazhdueshëm i skemave të qeverisjes së gjyqësorit, me qëllim forcimin dhe pavarësinë reale të këtij pushteti nga politika, dhe bashkëveprimin institucional efikas brenda sistemit të drejtësisë.
  • Transparencë përmes hapjes së sistemit gjyqësor.
  • Rritje e transparencës, përmes zhvillimit të seancave publike, dixhitalizimit të arkivave gjyqësore dhe atyre të institucioneve të drejtësisë, zbatimit rigoroz, nga gjykatat, të ligjit për të drejtën e informimit.
  • Forcim i statusit të gjyqtarit dhe prokurorit.
  • Funksionim efektiv i sistemit të vlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët.
  • Përmirësim i kritereve objektive për rekrutimin, avancimin në karrierë dhe transferimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
  • Vendosje e një sistemi gradash për karrierën e gjyqtarëve dhe prokurorëve, pavarësisht nivelit në të cilin ata ushtrojnë funksionin e tyre.
  • Reformim i procesit të emërimit të gjyqtarëve, të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, duke përcaktuar saktë kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët dhe procedurat që ndiqen nga Presidenti dhe Kuvendi për këto emërime.
  • Krijim i një këshilli të pavarur për përzgjedhjen e kandidatëve që emërohen në institucione kushtetuese nga Presidenti
  • i Republikës, me pëlqimin e Kuvendit.
  • Trajtim financiar i përshtatshëm, duke siguruar dinjitetin e nevojshëm për gjyqtarin dhe prokurorin.
  • Kualifikim dhe trajnim profesional i vazhdueshëm për gjyqtarët dhe prokurorët.
  • Forcim i raportit të sistemit gjyqësor me gjykatat europiane.
  • Krijim i një Sistemi Elektronik Unik për të gjithë sistemin e drejtësisë, për harmonizimin e menaxhimit të çështjeve dhe realizimit të transparencës.
  • Rishikim dhe përmirësim i legjislacionit procedural, civil dhe penal, për rritjen e efektivitetit të proçedimit në gjykata.
  • Rishikim i legjislacionit të pushtetit gjyqësor, në kuadrin e veprimtarisë së një Komisioni për Reformën Ligjore, pranë Ministrisë së Drejtësisë, me ekspertët më të mirë vendas e ndërkombëtarë.
  • Hartim dhe miratim i ndryshimeve në kodet e të drejtës materiale e proçedurale civile, penale dhe administrative, sipas detyrimeve që imponon ligji “Për Gjykatën Administrative.”
  • Forcim i autoritetit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLD), qartësim i kompetencave të tij, zbatim i tyre në mënyrë efektive, përmirësim i përbërjes së tij përmes një procesi transparent, dhe rritje e profesionalizmit.
  • Konsolidim i strukturave të Ministrisë së Drejtësisë (MD).
  • Bashkëveprim institucional midis KLD-së, MD-së, Konferencës Gjyqësore Kombëtare (KGJK), Zyrës së Administrimit të Buxhetit Gjyqësor (ZABGJ) dhe Shkollës së Magjistraturës (SHM), në funksion të efiçencës të sistemit të drejtësisë në tërësi.
  • Reformim rrënjësor i proçedurave të përzgjedhjes së anëtarëve të KLD-së dhe forcim i filtrit seleksionues të kandidaturave, për të sjellë në këshill juristë dhe gjyqtarë me nivel të lartë profesional.

Ndryshime në ligjin për MD- në, ligjin e KLD-së e në atë të pushtetit gjyqësor për të përcaktuar rregulla më të qarta mbi harmonizimin e proçedurës së inspektimit gjyqësor në të dy institucionet (MD dhe KLD), duke mbështetur parimin e roleve dhe përgjegjësive të ndara, dhe bashkëpunimin teknik ndërmjet dy inspektoriateve.

Rivendosje e Demokracisë