MIRËQEVERISJE NË RAPORT ME LIGJIN DHE SISTEMIN E DREJTËSISË

ANGAZHIMI YNË: Sundim i ligjit, zbatim i tij në mënyrë të barabartë për të gjithë dhe sistem drejtësie i pavarur, efikas, i përgjegjshëm dhe transparent

ZOTIMET TONA:

  • Funksionim dhe konsolidim i shtetit të së drejtës duke jetësuar sundimin e ligjit dhe zbatimin e tij në mënyrë të barabartë për të gjithë.
  • Mirëqeverisje në raport me ligjin dhe sistemin e drejtësisë duke forcuar ligjshmërinë, transparencën, përgjeshmërinë dhe pavarësinë institucionale.
  • Fillim i një diskutimi të gjerë dhe ngritje e një komisioni të posaçëm për një reformë kushtetuese, që do t’i shërbejë rivendosjes së balancave ndërmjet pushteteve.
  • Miratim i një strategjie kombëtare për reformat në sistemin e drejtësisë, në funksion të vendosjes së një marrëdhënieje të re ndërmjet politikës e drejtësisë.
  • Hartim dhe miratim i ligjit për organizimin dhe funksionimin e institucionit të Presidentit të Republikës.
  • Rishikim i legjislacionit material dhe procedural, si dhe instrumentëve të tjerë ligjorë, që mbrojnë të Drejtat e Njeriut.
  • Nxitje dhe mbështetje e prokurorisë dhe institucioneve të tjera të zbatimit të ligjit për rihapjen e hetimeve dhe për zbardhjen sa më shpejt të një serë ngjarjesh të rëndësishme, që kanë cënuar të drejtat dhe lirinë themelore të qytetarëve, pronën dhe pasurinë publike të vendit, shtetin e së drejtës dhe që kanë pasur ndikim të rëndësishëm në jetën e vendit të tilla si ngjarja e 21 Janarit, tragjedia e Gërdecit, korrupsioni në rrugën Durrës– Kukës, privatizimet e paligjshme të pronës publike, një sërë vrasjesh me sfond politik apo me implikime të strukturave shtetërore, deformimin e proceseve zgjedhore etj.
  • Respektim i lirive dhe të drejtave themelore të qytetarëve, duke u fokusuar në çështje si:
    • Aksesit në drejtësi.
    • E drejta e pronës.
    • Ekzekutimi i vendimeve gjyqësore dhe titujve të tjerë ekzekutivë.
    • Trajtimi human i personave të privuar nga liria.
    • Strategjia e Drejtësisë për të Miturit.
  • Rritje dhe forcim i ligjshmërisë, transparencës dhe përgjegjshmërisë në qeverisje.
  • Reformim i procesit ligjbërës dhe përmbushje detyrimeve për respektimin e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë.
  • Sistem kontrolli dhe verifikimi për deklarimin e pasurisë dhe parandalimin e konfliktit të interesave, i përmirësuar dhe efikas.
  • Nxitje pjesëmarrjes së publikut në qeverisjen e vendit, duke hartuar dhe miratuar një ligj të posaçëm për referendumet.
  • Mbështetje për ngritjen pranë çdo institucioni qëndror, të Zyrës së Avokatit të Qytetarëve, që jep shërbime të drejtpërdrejta për qytetarët.
  • Ngritje e një sistemi të bashkërenduar dhe të unifikuar për procesin e hartimit të legjislacionit, duke përfshirë konsultimin e detyrueshëm me profesionistë të së drejtës, grupe të interesit dhe shoqërinë civile.
  • Paraqitje publike çdo fillim viti, përmes Ministrisë së Drejtësisë, e objektivave në procesin ligjbërës, angazhimit për alokimin e burimeve financiare dhe materialeve e rekomandimeve përkatëse në fushën e zbatimit të ligjit.
  • Krijim i një sistemi efektiv për edukimin e shtetasve me frymën e njohjes, respektimit dhe zbatimit të ligjit.
  • Përmirësim i formimit juridik profesional, fillestar dhe vazhdues, të funksionarëve të sistemit të drejtësisë.
  • Kontroll i vazhdueshëm mbi fakultetet e drejtësisë, private dhe publike, në funksion të rritjes së nivelit të formimit juridik fillestar e vazhdues.
  • Ndryshim rrënjësor dhe modernizim i kurrikulave në institucionet e arsimit juridik, në përputhje me zhvillimet që imponon procesi i integrimit europian.
  • Përmirësim i rregullave dhe kritereve ligjore mbi pranimin e kandidatëve në Shkollën e Magjistraturës, duke rritur transparencën e këtij procesi dhe përmirësuar metodologjinë.
  • Trajnim periodik i punonjësve të administratës të sistemit të drejtësisë dhe kushtëzim i ngritjes në karrierë me rezultatet e kualifikimit.
  • Mbështetje shoqërisë civile dhe medias publike e private për realizimin e programeve të posaçme informative dhe edukative në fushën ligjore.
  • Mbështetje botimit të librave të xhepit “Ligji në jetën tuaj”, si domosdoshmëri për njohjen nga qytetarët e legjislacionit europian dhe shqiptar.
  • Përcaktim i kritereve strikte të rekrutimit të stafit akademik.
Rivendosje e Demokracisë