REFORMË E PROKURORISE

ANGAZHIMI YNË: Ndjekja penale dhe ngritja e akuzës në Shqipëri si pjesë e një sistemi të pavarur dhe efikas, në përputhje me standardet e konsoliduara europiane

ZOTIMET TONA:

  • Ristrukturim i prokurorisë me qëllim përmirësimin e organizimin hierarkik, lëndor dhe territorial të prokurorisë, pavarësisë së saj dhe statusit të prokurorëve.
  • Forcim dhe konsolidim i funksionit kushtetues të prokurorisë, si institucion i ndjekjes penale.
  • Forcim i bashkëveprimit midis prokurorisë dhe policisë gjyqësore.
  • Rritje e efiçiencës, duke mbështetur strukturat e prokurorisë dhe policisë gjyqësore për kryerjen e hetimeve proaktive dhe jashtë ndikimeve politike.
  • Reformë legjislative për forcimin dhe konsolidimin e institucionit të prokurorisë.
  • Riorganizim territorial i prokurorisë, sipas riorganizimit të gjykatave.
  • Përfundim i reformës standarde të organizimit dhe funksionimit të prokurorisë.
  • Fillim i një debati të gjerë, lidhur me domosdoshmërinë e forcimit të pavarësisë dhe efiçiencës së institucionit të prokurorisë.
  • Mbështetje me burimet e nevojshme njerëzore e financiare për mirëfunksionimin e prokurorisë.
  • Forcim i bashkëpunimit me agjensitë e tjera të zbatimit të ligjit dhe mundësimin e ekspertizës teknike e asistencës të specializuar ndërkombëtare.

Pavarësi financiare e prokurorisë dhe gjykatave përmes vendosjes së një standarti detyrues në buxhetin e shtetit.

Rivendosje e Demokracisë