Partia Socialiste e Shqipërisë › Programi › ROL AKTIV NË BASHKËPUNIMIN SHUMËPALËSH

ROL AKTIV NË BASHKËPUNIMIN SHUMËPALËSH

ANGAZHIMI YNË: Rol i ri në bashkëpunimin shumëpalësh, duke evidentuar dhe shtuar përfaqësimin e shqiptarëve të talentuar në nivele të ndryshme të organizatave rajonale dhe ndërkombëtare

ZOTIMET TONA:

  • Intensifikim i bashkëpunimit në kuadër të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe të organizmave të saj, si një kontribut për garantimin e paqes, sigurisë dhe përballimin e sfidave të globalizimit.
  • Përmbushje e detyrimeve që burojnë në kuadër të Këshillit të Europës për ndjekjen dhe realizimin e objektivave të tij, në drejtim të konsolidimit të shtetit të së drejtës, fuqizimit të institucioneve demokratike, respektimit të të drejtave të njeriut, luftës ndaj korrupsionit dhe autonomisë së pushtetit vendor.
  • Përmbushje e angazhimeve në kuadër të OSBE-së si një mundësi reale për zhvillimin e dialogut midis vendeve pjesëmarrëse, në përballimin e sfidave rajonale, zhvillimin e demokracive të reja dhe parandalimin e konflikteve.
  • Intensifikim i bashkëpunimit me FMN-në, Bankën Botërore dhe OBT-në, si një shans për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik e social, konsolidimin makroekonomik dhe fuqizimin e urave tregtare përmes rregullave të harmonizuara me vendet e tjera pjesëmarrëse.
Ndaje me miqtë: