Partia Socialiste e Shqipërisë › Programi › SHQIPËRIA DIGJITALE

SHQIPËRIA DIGJITALE

ANGAZHIMI YNË: Shtim dhe promovim i shërbimeve digjitale, e shërbimeve për qytetarët dhe biznesin, si dhe konsolidim i strukturës digjitale në gjithë sipërfaqen e Republikës së Shqipërisë

ZOTIMET TONA:

  • Përmirësim i kapaciteteve njerëzore në fushën e shërbimeve dixhitale.
  • Prioritet shërbimeve në arsim për të kapërcyer hendekun digjital dhe për të aftësuar rininë.
  • Pajisje kompjuterike individuale për çdo nxënës të shkollës së mesme, brenda mandatit të parë qeverisës.
  • Pajisje me tablet elektronik e çdo nxënësi që fillon rishtaz shkollën e mesme, duke filluar nga viti shkollor 2014–2015.
  • Krijimi i aplikacioneve shkollore specifike për tabletat elektronike dhe për lëndët shkollore, në mënyrë që çdo i ri dhe e re të përdorë internetin rregullisht si mjet pune në shkollë.
  • Promovim i shërbimeve interaktive arsimore të tipit Web 2.0: wiki shkollore, forume, video-leksione, etj.
  • Transformim gradual i librave shkollorë në libra elektronikë, që zëvëndësojnë pjesërisht ose mbështesin librat e zakonshëm.
  • Krijim dhe mbështetje e bibliotekave shkollore elektronike dhe përdorimit të bibliotekave virtuale ekzistuese.
  • Përdorim i përditshëm i aksesit në internet për çdo fëmijë e të ri nëpërmjet WIFI në shkolla.
  • Aplikacione shkollore të posaçme, që do të mundësojnë ndjekjen online të fëmijëve (nota, mungesa) nga prindërit.
  • Mbështetje mësuesve me kurse dhe përmbatje mësimore online në shqip për kurrikulat tona.
  • Përmirësim i kapaciteteve të TIK, që do të ketë si rrjedhojë direkte rritjen e mundësive të të rinjve për punësim real.
  • Krijim i një platforme punësimi online të orientuar drejt tregut botëror dhe shoqëruar me trajnim mbështetës për të gjithë ata që do ta kenë të nevojshme.
  • Krijim i sistemit digjital unik kombëtar me të cilin do të ndërlidhen të gjithë aktorët e sistemit shëndetësor, publik dhe privat.
  • Financimi i një aksesi universal në internet në të gjithë vendin me çmime të përballueshme.
  • Vendosje e një tarife sociale për aksesin në internet për familjet me të ardhura të ulëta.
  • Arritje e mesatares së indekseve rajonale si në infrastrukturë digjitale, ashtu dhe në nivelin e tarifave brenda mandatit të parë qeverisës.
  • Parashikim sistematik gjatë investimit në rrugët kombëtare, i ndërtimit të infrastrukturës së telekomunikacionit, e cila do t’u jepet me qira operatorëve të interesuar në treg.
  • Vendosje dhe aplikim i një kuadri ligjor në bashkëpunim me pushtetin lokal për të sistemuar infrastrukturën fizike, sidomos pjesën fundore.
  • Përfshirje në kuadrin ligjor për infrastukturën fizike dhe i operatorëve të internetit, televizionit kabllor, telefonisë dhe shërbimeve të tjera me vlerë të shtuar.
  • Spektri i frekuencave është pasuri kombëtare dhe do të trajtohet si i tillë përmes:
    • kontrollit efikas të territorit;
    • rikuadrimit të frekuencave GSM;
    • shfrytëzimit të brezit Wimax për të ofruar shërbim internet me brez të gjerë veçanërisht në zonat rurale.

Garanci të plotë konkurence të lirë e të ndershme në treg, në përputhje me parimet e BE, për sektorin e komunikimeve elektronike.

Ndaje me miqtë: