Partia Socialiste e Shqipërisë › Programi › TURIZËM GJITHËVJETOR DHE MBARËKOMBËTAR

TURIZËM GJITHËVJETOR DHE MBARËKOMBËTAR

ANGAZHIMI YNË: Shqipëria një prej destinacioneve turistike në Ballkan dhe pjesë integrale e ofertës turistike mesdhetare

ZOTIMET TONA

  • Turizmi, një prej tre shtyllave kryesore të ekonomisë kombëtare.
  • Zhvillim i një industrie të qëndrueshme turistike.
  • Themelim i trekëndëshit që na jep avantazh konkurues: trashëgimi kulturore, peisazh natyror dhe mikpritje shqiptare.
  • Mbështetje në këtë trekëndësh për ndërtimin e ofertës turistike “Made in Albania”.
  • Krijim i një oferte tërheqëse që nuk përqëndrohet në muajt e verës, por përfshin të gjithë vitin.
  • Fushatë informimi dhe promovimi për ofertën turistike gjithëvjetore.
  • Zhvillim i turizmit shqiptar mbështetur në 10 pole.
  • Përqëndrim i energjive projektuese, investuese, bashkëpunuese dhe promovuese në 10 polet e zhvillimit të turizmit.
  • Krijim i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, përgjegjëse për planifikimin hapsinor dhe mbrojtjen e territorit të bregdetit.
  • Në bashkërendim me Kosovën, mundësojmë ofertë turistike mbarëshqiptare, duke përfshirë në një rrjet të gjitha burimet turistike të hapsirave shqiptare.
  • Miratim i Masterplanit Kombëtar për Zhvillimin e Turizmit, i cili duhet të orientojë çdo investitor potencial shqiptar apo të huaj.
  • Masterplani Kombëtar për Zhvillimin e Turizmit do të ndërveprojë aktivisht me Planin e Përgjithshëm Kombëtar që në fazën e hartimit.
  • Pajisje e zonave turistike me studime dhe plane afatgjata zhvillimi të qëndrueshëm, brenda vitit të parë të qeverisjes.
  • Implementim i një studimi të integruar për zhvillimin e bregdetit të jugut dhe i një strategjie për konsolidimin dhe densifikimin e zonave turistike.
  • Rishikim i barrës fiskale mbi njësitë akomoduese, me qëllim uljen dhe përafrimin e saj me vendet e tjera të rajonit.
  • Nxitje shkollimit profesional turistik.
  • Krijim i zërave të veçantë dhe progresivë në buxhetin e shtetit për investime në infrastrukturën turistike.

Harmonizim i aktiviteteve kulturore me ofertën turistike gjithëvjetore.

Ndaje me miqtë: