Partia Socialiste e Shqipërisë › Programi › ZHVILLIM I INTEGRUAR RAJONAL

ZHVILLIM I INTEGRUAR RAJONAL

ANGAZHIMI YNË: Zhvillimi i qëndrueshëm i territorit, si vepra më e madhe publike e shtetit

ZOTIMET TONA

  • Hartim dhe implementim i Planit të Përgjithshëm Kombëtar për Zhvillimin e Vendit.
  • Politika Rajonale që garantojnë zhvillimin dhe kohezionin social e ekonomik midis zonave urbane, rurale e veçanërisht atyre periferike e malore.
  • Mbështetje dhe financim sipas “Kontratave Rajonale të Zhvillimit” për strategjitë rajonale dhe lokale të zhvillimit social dhe ekonomik.
  • Hartim i Kuadrit Strategjik të Zhvillimit të harmonizuar vertikalisht dhe horizontalisht:
    • Plan i Përgjithshëm Kombëtar
    • Plane Rajonale
    • Plane Strategjike Zhvillimi për çdo njësi të qeverisjes vendore
  • Përfundim i procesit të legalizimit dhe riintegrimit urban të zonave informale.
  • Riintegrim socio-ekonomik i zonave suburbane në metropolin e Tiranës dhe qyteteve kryesore me mbi 100.000 banorë.
  • Mbështetje infrastrukturale qeverisjes vendore sipas mekanizmit të “Kontratave Rajonale të Zhvillimit,” duke i dhënë përparësi: sistemeve të ujësjellës- kanalizimeve; rrjetit rrugor;  rrjetit energjetik; infrastrukturës e mbetjeve urbane.
  • Harmonizim i administrimit të “Porteve Detare” me zhvillimin ekonomik lokal të qyteteve port.
  • Deri në 10% e të ardhurave nga portet që shkojnë në favor të buxheteve vendore (bashkitë Durrës, Vlorë, Sarandë dhe Shëngjin).
  • Reformë administrative dhe ulje e numrit të njësive vendore të nivelit të parë bashki/komuna.
  • Suprimim i qarqeve dhe krijim i rajoneve vetqeverisëse sipas standardeve europiane.
  • Ulje e numrit të këshilltarëve vendorë dhe rritje e profesionalizmit të tyre.
  • Rritje e burimeve financiare dhe aseteve për njësitë e reja të qeverisjes vendore.
  • Ruajtje e mekanizmave të demokracisë përfaqësuese dhe fuqizimi i instrumentave të demokracisë direkte.
  • Forcim i strukturave komunitare në nivel fshati.
  • Decentralizimi si objektiv parësor që do të arrihet përmes:
    • Zhvillimit rajonal të bazuar në njësi vendore solide me pavarësi financiare;
    • Hartimit të Kodit Urban, i cili do të përmbajë legjislacionin bazë në fushën e urbanistikës;
    • Hartimit dhe zbatimit të shpejtë të Strategjisë së re të Decentralizimit dhe Qeverisjes Vendore: decentralizim financiar e fiskal; decentralizim i kompetencave të përbashkëta; fuqizim i administratës vendore; reformë territoriale dhe administrative;
    • Parashikimit të objektivave rajonale sipas tendencave të zhvillimit në zona të veçanta, bazuar në Planin e Përgjithshëm Kombëtar;
    • Dyfishimit të investimeve publike në infrastrukturën vendore dhe të shërbimeve publike vendore;
    • Zhvillimit të rrjetit rrugor rural, i cili do të synojë lidhjen e të gjithë fshatrave me rrjetin rrugor primar, sekondar si dhe me zonat bregdetare;
    • Aplikimit të standardeve europiane të transportit multimodal në qendrat urbane.
Ndaje me miqtë: