Statuti i Partisė Socialiste tė Shqipėrisė

PSSH ėshtė organizatė politike e pavarur dhe e hapur qė bashkon mbi baza vullnetare shtetas shqiptarė brėnda e jashtė atdheut si dhe shtetas tė huaj me banim nė Shqipėri, tė cilėt shprehin vullnetin pėr tė aderuar nė rradhėt e saj. PSSH ėshtė bartėse e vlerave mė tė mira kombėtare dhe e mendimit progresiv ndėrkombėtar. PSSH ėshtė parti moderne e qendrės sė majtė me drejtim europian, e cila nė veprimtarinė e saj promovon doktrinėn socialdemokrate bashkėkohore qė mbėshtetet nė parimet e lirisė, tė drejtėsisė sociale, barazisė sė shanseve dhe solidaritetit; angazhohet pėr ndėrtimin nė Shqipėri tė shtetit ligjor, demokratik dhe social; ėshtė e hapur dhe u drejtohet me aktivitetin e vet tė gjitha kategorive sociale dhe ēdo shtetasi qė e konsiderojnė punėn dhe krijimin element kryesor tė zhvillimit tė individit dhe tė shoqėrisė nė tėrėsi. PSSH vepron nė respekt tė Kushtetutės, tė ligjeve tė shtetit tė sė drejtės dhe tė formės parlamentare tė qeverisjes pėr mbrojtjen e sovranitetit kombėtar, rendit dhe drejtėsisė. PSSH kontribuon nė shprehjen e lirė tė vullnetit politik tė shtetasve, respektimin e parimeve tė demokracisė, pluralizmin politik dhe ndarjes sė pushteteve, sigurimin e raporteve tė drejta ndėrmjet individit, shoqėrisė dhe shtetit. PSSH ndjek objektiva politikė nė pėrputhje me Programin dhe Statutin e saj pėrmes tė cilave synon : • Mbrojtjen dhe promovimin e vlerave e tė interesave kombėtare, tė parimeve tė socialdemokracisė moderne dhe tė konsolidimit tė shtetit tė sė drejtės; • Mbėshtetjen dhe zhvillimin e pronės private si bazė e ekonomisė sė tregut, shprehje e iniciativės sė lirė tė ēdo individi, faktor kryesor pėr progresin ekonomik tė vendit dhe tė mirėqėnies individuale; • Mbėshtetjen e modernizimit tė ekonomisė kombėtare, krijimin e njė administrate publike qendrore dhe vendore tė efektshme nė shėrbim tė qytetarėve dhe konkretizimin e rolit tė shtetit si forcė ekuilibruese nė shoqėri; • Pėrgatitjen dhe mbėshtetjen e programeve tė cilat sigurojnė realizimin e reformės ekonomike dhe sociale, tė barazisė sociale tė shprehur pėrmes barazisė sė shanseve pėr tė gjithė shtetasit dhe promovimit e afirmimit tė vlerave njerėzore; • Pėrgatitjen dhe mbėshtetjen e programeve tė mbrojtjes sociale pėr kategoritė shoqėrore tė pambrojtura dhe promovimin e solidaritetit njerėzor; • Promovimin e zhvillimit tė arsimit, shkencės, kulturės, sporteve dhe tė lirisė e harmonisė sė besimeve fetare e tė traditave tė tyre, si kushte pėr progresin e pėrgjithshėm tė vendit dhe pasurimin e vlerave shpirtėrore tė individit dhe tė shoqėrisė; • Promovimin e programeve dhe tė aktiviteteve qė formojnė dhe afirmojnė vlerat dhe potencialet e tė rinjve dhe tė rejave; • Promovimin e programeve dhe aktiviteteve qė afirmojnė vlerat e gruas dhe krijimin e shanseve tė barabarta pėr pėrfaqėsimin e tyre ; • Mbrojtjen e tė drejtave dhe tė lirive tė individit, respektimin e tė drejtave themelore tė individėve qė u pėrkasin pakicave kombėtare apo grupeve tė ndryshme shoqėrore larg ēdo lloj ekstremizmi, racizmi apo diskriminimi; • Mbėshtetjen e strategjisė sė integrimit tė plotė e pėrfundimtar tė Shqipėrisė nė strukturat euroatlantike; • Ndjekjen e njė politike tė jashtme qė siguron zhvillim tė marrėdhėnieve tė gjithanshme me tė gjitha shtetet nė shėrbim tė progresit tė vendit dhe tė ēėshtjes kombėtare. PSSH ėshtė anėtare me tė drejta tė plota e Internacionales Socialiste( IS ). FRESSH dhe FGSSH si organizime nė pėrbėrje tė PSSH, janė pėrkatėsisht anėtarė tė Internacionales sė Rinisė Socialiste (IUSY) dhe tė Internacionales Socialiste tė Gruas.



Arkiva

Programi @ PS
Shprehe mendimin apo sugjerimin tënd!
Shkruaji Edi Ramës!
Drejtpërdrejt me Edi Ramën
Dialogu me Shqipërinë
Idetë për të ardhmen!

Qėllimisht partia nuk ėshtė as kryefjala dhe as fjalėkyēi i kėtij teksti tė hapur, por vetėm njė pjesė e rėndėsishme e tij. Sepse ne besojmė qė vizioni ynė europian nuk ėshtė i yni...
PSSH ėshtė organizatė politike e pavarur dhe e hapur qė bashkon mbi baza vullnetare shtetas shqiptarė brėnda e jashtė atdheut si dhe shtetas tė huaj me banim nė Shqipėri, tė cilėt...

© Partia Socialiste. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Prova Teknike
Ndërtuar nga Ogilvy