Reformat

Ku ishim:

Sektori me kontributin më të lartë në rritjen ekonomike të vendit, lënë tërësisht në mjerim, i paformalizuar dhe në kufijtë e mbijetesës. Gjendje e rënduar ekonomike në zonat rurale nga mungesa e mbështetjes apo politikat çorientuese për fermerët. Tokë e fragmentizuar, mungesë e skajshme e teknologjisë, numër minimal ndërmarrjesh në industrinë agropërpunuese. Raporti import – export, 7 me 1.

Ku jemi sot:

U rrit me 40% kapaciteti i skemave mbështetëse për fermerët dhe u rrit me 60% numri i fermerëve përfitues, në mbështetje të zhvillimit bujqësor dhe transformimit të bujqësisë në burim real rritjeje e mirëqënieje.

U shpërndanë 100 çertifikatat e para bujqësore. Mbi 10 mijë fermerë u pajisën në një kohë rekord me NIPT. Formalizimi i sektorit vazhdon.

1 milionë dollarë për 100 HA fermë dhe 100 mijë dollarë për çdo 10 HA sera është mbështetja direkte me grant shtetëror që fermerëve u vihet në dispozicion për 5 vite. 330 milionë dollarë të tjera vihen në dispozicion të fermerëve për kreditimin e aktivitetit bujqësor përmes Fondit Kombëtar të Garancisë në tre vitet e ardhshme. Këto instrumente të reja financiare çelin një fazë të re në rrugën e rilindjes së fshatit. Përshpejtojnë konsolidimin e tokës për prodhim, integrojnë familjet fermere në biznes, rrisin punësimin real dhe eksportet. Fondi Kombëtar i Garancisë mbështet kreditimin e bujqësisë me kredi me interes të ulët nga bankat, në tre vitet e ardhshme.

U pastruan dhe u sigurua mirëmbajtja dhe përmirësimi i ujitjes për 40,000 hektarë. U rrit sipërfaqja e tokave të ujitura me 7,000 hektarë. U pastruan 649 km kanale kulluese dhe kanale të ujrave të larta, për të mbrojtur tokat nga përmbytjet.

Zero TVSH për makineritë. Zero TVSH për kafshët e gjalla. Zero taksa doganore për lëndët e para në bujqësi. U rrit rimbursimi i TVSH-së për fermerët, ishte 6% është 20%. Mbështetje e rritur me subvencione dhe grante.

U rritën me 35% eksportet. U dyfishuan eksportet në Lushnje dhe Berat. Raporti import-eksport ishte 7 me 1, është 5 me 1.

Po rehabilitohen 11 diga, si dhe 13 skema ujitëse që mbulojnë një sipërfaqe prej rreth 35 mijë hektarë në zonat: Lushnjë, Fier, Berat, Korçë, Kukës, Sarandë.

U krijua sistemi i informacionit dhe funksionimit të kadastrës shumëqëllimore, për të përmirësuar politikat e përdorimit efektiv të tokës bujqësore. U përgatitën hartat dixhitale dhe baza e të dhënave me treguesit përkatës për 50 mijë ha tokë në Qarkun e Korçës dhe të Fierit. U përfundua përgatitja e regjistrit dixhital të tokës bujqësore në 41 ish-komuna/bashki.

2906 ferma blegtorale dhe 525 ferma bujqësore përfituan nga ngritja e 45 qendrave të grumbullimit të produkteve, për të lehtësuar mbledhjen dhe shitjen e prodhimeve të fermerëve.

Ndaje me miqtë:      
Dokumenti i plotë në:      Bujqesia.pdf