Reformat

Ku ishim:

Sistemi energjitik në kolaps të plotë teknik dhe financiar. OSHEE me 1.1 miliardë dollarë borxhe. Humbjet fizike në rrjet, prej amortizimit të sistemit dhe vjedhjeve, mbërritën në prag të zgjedhjeve të 2013-ës nivelin katastrofik prej 52%. Vjedhja e energjisë elektrike i kushtonte çdo vit shqiptarëve 200 milionë dollarë. Privatizimi i dështuar i kompanisë së shpërndarjes krijoi efekt zinxhir tek kompanitë e tjera të sektorit KESH dhe OST, duke i çuar drejt falimentit. Dëbimi me forcë i CEZ nga qeveria e kaluar rrezikonte t’i krijonte shtetit shqiptar një dëm prej rreth 1 miliard dollarë, si pasojë e vendimit të pritshëm që gjykata ndërkombëtare e arbitrazhit do të merrte. Situatë që do të bënte jo vetëm të pamundur furnizimin me energji të qytetarëve, por, përtej kësaj, do të zhyste në greminë gjithë ekonominë e vendit.

Ku jemi sot:

Zgjidhja e konfliktit me kompaninë CEZ jo vetëm kurseu 1.1 miliardë dollarë nga xhepat e qytetarëve shqiptarë, por edhe i hapi rrugën rimëkëmbjes së sektorit. Operacioni që i dha fund vjedhjeve dhe mospagesave të faturave, jo vetëm uli nivelin e humbjeve nga 52% në 31%, por i hapi rrugë investimeve në rrjetin e shpërndarjes që nuk ndodhnin prej së paku 25 vjetësh.

Brenda dy vitesh, për herë të parë, nga gropa më e thellë në ekonominë kombëtare, e cila vazhdimisht vetëm thithte para nga Buxheti i Shtetit, sektori energjitik po kontribuon me të ardhura në buxhet.

Zgjidhja e konfliktit me CEZ garantoi thithjen e 300 milionë dollarë investime për sektorin energjitik.

360 mijë familje debitore firmosën aktmarrëveshje për shlyerjen e borxhit të prapambetur.

Mbi 200 mijë konsumatorë kanë përfituar 40 milionë dollarë nga ulja e kamatëvonesave, duke u përfshirë në skemat favorizuese për debitorët që nënshkruan aktmarrëveshje me OSHEE-në.

Zerim i kamatëvonesave në këmbim të pagesës simbolike prej 10 lekësh, për 22,253 familje në ndihmë ekonomike që kanë respektuar aktmarrëveshjen me OSHEE, duke paguar rregullisht faturën mujore dhe këstin e mujor të detyrimeve të prapambetura. Zerim i kamatëvonesave në këmbim të pagesës simbolike 100 lekë për 4,097 biznese të vogla që kanë respektuar aktmarrëveshjen me OSHEE, duke paguar rregullisht faturën mujore dhe shlyer të gjitha detyrimet e prapambetura.

U njoh e drejta e mohuar 45,068 konsumatorëve, të faturuar në mënyrë abuzive gjatë tetor 2008 – prill 2010. OSHEE zbatoi vendimin e ERE-s së vitit 2010, duke anulluar në vlerën e 15 milionë dollarëve.

Reforma tarifore uli çmimin mesatar të energjisë për familjarët, nga 9.7 lekë/kilovat në 9.5 lekë/kilovat. Mbi 200 mijë familje në nevojë përfitojnë 16 milionë dollarë/vit si rezultat i kompensimit, pas heqjes së fashës abuzive prej 300 kilovat.

U dëmshpërblyen plotësisht rreth 3 mijë familje në qarkun e Shkodrës, të përmbytura në vitet 2010-2011.

U shlyen 25 milionë dollarë borxhe ndaj HEC-eve private. U çelën 1,600 vende të reja pune falë ndërtimit të HEC-eve.

U ulën me 3 herë shpenzimet e buxhetit të shtetit për blerjen e energjisë dhe mbulimin e humbjeve në sistem: ishin 160 milionë dollarë, janë 50 milionë dollarë. Investimet në rrjetin e energjisë sot përballohen nga vetë OSHEE.

U gjashtëfishuan investimet në sektorin elektro-energjitik për të garantuar furnizim cilësor dhe pa ndërprerje. Brenda Qershorit 2016 do të eleminohet totalisht faturimi aforfe, duke i pajisur të gjithë abonentët me matësa.

Albpetrol u transformua nga një kompani e falimentuar, në një kompani kontribuese në buxhetin e shtetit. Prodhimi i naftës vendase u rrit me 160 mijë ton. U trefishua sasia e përpunimit të naftës brenda vendit.

U rrit me 46% sasia e ferrokromit të prodhuar në uzinat shqiptare. U anulluan 200 leje shfrytëzimi abuzive; u bllokua aktiviteti në 62 zona të rrezikshme; u mbyllën 119 galeri të braktisura, të kthyera në burim aksidentesh me pasojë humbjen e jetës së minatorëve.

Ndaje me miqtë:      
Dokumenti i plotë në:      Energjia.pdf