Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › 1 milion dollarët/ Prokuroria të veprojë për të zbardhur këtë aferë mashtrimi që mban firmën e Lulzim Bashës

Të reja

1 milion dollarët/ Prokuroria të veprojë për të zbardhur këtë aferë mashtrimi që mban firmën e Lulzim Bashës

30 Nov 2017    

Deklaratë e Sekretarit të Grupit Parlamentar PS, Ervin Bushati:

Burime të caktuara bëjnë me dije se paratë e përdorura nga PD për të paguar artikuj që nxijnë Shqipërinë dhe tërhequr vëmendjen e administratës amerikane, duke e kthyer në gogol qeverinë socialiste - i përkasin një fondi të zi aferash korruptive, të administruar nga një person shumë i afërt me Lulzim Bashën.

Ky fond është krijuar në një ishull (offshore) për të fshehur gjurmët që të çojnë tek Lulzim Basha, i cili vazhdon t’i shmanget pyetjeve direkte për përdorimin e këtyre parave në emër të Partisë Demokratike.

Ndërkohë që ka ngritur një furtunë në kazanin e akuzave, për përgjimin e dy kriminelëve dhe arrestimin e një biznesmeni me 830 mijë euro cash në makinë, duke bërë prokurorin e gjykatësin pa dashur të presë drejtësinë të thotë fjalën e saj; Lulzim Basha refuzon të thotë fjalën e tij për firmën e tij dhe për vulën e partisë së tij, që kanë vënë në lëvizje 1 milion dollarë para të zeza.

Ku i ka gjetur Lulzim Basha këto para? Kush i ka çuar këto para në një ishull offshore për t’i ikur radarëve të ligjit? Cilët janë shtetasit e huaj me të cilët Lulzim Basha ka bashkëpunuar për këtë aferë të paligjshme? 

Lulzim Basha nuk flet. Ndërkohë, prokuroria ende nuk e ka thirrur Lulzim Bashën si person të dyshuar për një skemë mashtrimi prej 1 milion dollarësh, dhe kjo hedh një hije dyshimi serioz mbi vullnetin e prokuorisë.

Ne i bëjmë thirrje prokurorisë të mos lejojë që hija e dyshimit të bjerë mbi të dhe të veprojë pa humbur kohë, për të zbardhur këtë aferë të zezë mashtrimi që mban firmën e kryetarit të opozitës dhe vulën e keqpërdorur të partisë më të madhe të opozitës në vend.

Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm