Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Ahmetaj: Në 1 korrik Kavaja dhe Rrogozhina do të drejtohen nga njerëz me përgjegjshmëri dhe lartësinë e detyrës!

Të reja

Ahmetaj: Në 1 korrik Kavaja dhe Rrogozhina do të drejtohen nga njerëz me përgjegjshmëri dhe lartësinë e detyrës!

05 Jun 2019    

Deputeti Arben Ahmetaj ka qenë i pranishëm në çeljen zyrtarisht të fushatës për zgjedhejt në Bashkinë e Kavajës dhe të Rrogozhinës.

Para të pranishmëve në takim u prezantua kandidati për Rrogozhinën, Haxhi Memolla dhe për Kavajën kandidati Redjan Krali.

Gjatë takimit në Kavajë, Arben Ahmetaj u shpreh: “Në 1 korrik do të kemi kryetarin tonë të Bashkisē, Redjan Krali, i cili jam i bindur që do të dijë të ngrihet në lartësinë e detyrës me përgjegjshmëri dhe do ta nderojë besimin që Kryeministri, që Partia Socialiste dhe qytetarët e Kavajës i kanë dhënë për të marrë në dorë drejtimin e Bashkisë.

Ky është momenti për të vazhduar projektin e madh të rimëkëmbjes urbane dhe rurale të kësaj zone. Sfida e madhe në 30 qershor nuk është ndaj kundërshtarit të munguar; sfida jonë është t’u rikthejmë bashkinë qytetarëve, të rikthejmë besimin e qytetarëve tek bashkia dhe të punojmë cdo ditë për përmirësimin e shërbimeve ndaj tyre.”

“Suksese Haxhi Memollës, një socialist i vjetër, me kontribut të cmuar për qytetin e Rrogozhinës, që nga data 1 Korrik, do të ketë nderin dhe përgjegjesinë të përfaqësojë qytetin dhe të gjithë njësitë vendore, si Kryetari i ri i Bashkisë së Rrogozhinës.”

 

 

 

 

Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm