NJOFTIM
Mbështetur në Statutin e PS, neni 41, pika 5, Sekretari i Përgjithshëm njofton mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste të Shqipërisë me këtë rend dite:
1.Raport i Llogaridhënies Publike të Qeverisë “Puna për Shqipërinë që duam”.
2. Raport i Grupit të Punës të Asamblesë Kombëtare të Partisë: “Mbi performancën e përfaqësuesve të Partisë Socialiste në qeverisjen vendore”.
3.Udhëzim për fillimin e procedurave për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillave Bashkiake për zgjedhjet vendore 2019.
4. Udhëzim për ngritjen e strukturave koordinuese elektorale për zgjedhjet vendore 2019.
5. Raporti Kombëtar i Procesit të Bashkëqeverisjes deri më datë 31.08.2018.
6. Raport mbi punën e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në dy sesionet e para të Legjislaturës së IX.
7. Informacion mbi punën e strukturave vendore të Partisë në përmbushje të detyrave të Axhendës Politike Vjetore të Partisë.
8. Udhëzim për fillimin e Fushatës Kombëtare “E gjithë vëmendja tek JU" dhe strategjia “Partia Socialiste e hapur për TY”.
9. E drejta e votës për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit dhe ecuria e deritanishme e Reformës Zgjedhore.
10. Raport mbi gjendjen aktuale të Partisë digjitale.
11. Vendim për unifikimin e Regjistrit Digjital.
12. Të ndryshme.
Mbledhja e Asamblesë Kombëtare do të zhvillohet më datë 7.09.2018. ora 10:00 në ambjentet e Hotelit “Mak – Tirana (ish-“Sheratoni”) në Tiranë.
SEKRETARI I PËRGJITHSHËM
Taulant Balla