Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Balla: Berisha fshihet pas imunitetit te Mediut

Të reja

Balla: Berisha fshihet pas imunitetit te Mediut

05 Jun 2008    
Të nderuar kolegë deputetë ka edhe një fakt tjetër që është i dhimbshëm, por që tregon se Sali Berisha ka gënjyer dhe fshihet pas imunitetit të Mediut, sepse e di se pas Mediut ai e ka rradhën.

Heqja e imunitetit të Mediut dhe të Sali Berishës janë dy gjëra që janë të lidhura ngushtë me njëra tjetrën dhe halli yt ky është. Se në momentin që do t'i hiqet imuniteti Fatmir Mediut, prokuroria do t'i çojë hetimet tek Saliu. Do ti çojë hetimet tek Saliu, sepse ai person nuk ka dhënë ende asnjë shpjegim se pse Delijorgji pasi kishte ndodhur Gërdeci u takua me Saliun? Dhe të vijë këtu e të na thotë është takuar apo jo me Saliun. Ndërsa ky tjetri të mos bëjë asnjë abuzim me fjalën këtu në kuvend, sepse i kërkoj Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve që t'ja heqë celularin atij që ndodhet në burg. T'ja heqë celularin për aq sa kohë sa ky individi që foli përpara pak kohësh këtu tha që ai komunikoka. Përsa kohë ky e ditka që ai komunikon, atëherë Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ta kontrollojë qelinë e të pandehurit në fjalë dhe të shohë nëse ka një celular apo jo në atë qeli?

Të nderuar kolegë deputetë ka edhe një fakt tjetër që është i dhimbshëm, por që tregon se Sali Berisha ka gënjyer dhe fshihet pas imunitetit të Mediut, sepse e di se pas Mediut ai e ka rradhën. Sepse ai Xhoni i shkretë që shpirti iu prehtë në paqe, nuk shkonte për një copë bukë atje, por shkonte me BMW X5.

Të nderuar kolegë deputetë e kërkova fjalën në këtë seancë sigurisht për të ngritur dy çështje shumë të rëndësishme që janë në mënyrë të drejtpërdrejtë të lidhura me njëra tjetrën.

Shumë qytetarëve shqiptarë u refuzohen vizat nëpër ambasada. Shumë qytetarë shqiptarë e kanë të pamundur të lëvizin lirshëm sot, megjithëse ne me këtë formulë shesim dëngla nga ana e qeverisë dhe themi që u liberalizuan vizat më datën kaq do të fillojmë të lëvizim pa viza. Kjo në një kohë kur raportet që vijën nga institucionet që na monitorojnë, vazhdojnë të nxihen përditë. Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar dje një raport, për të cilin ministri për këtë duhet të japë përgjigje dhe të mos japë përgjigje se sa para marrin, se e dinë këshilltarët se sa para marrin këshilltarët e Sali Berishës. Dhe sipas këtij raporti Shqipëria ka rënë nën nivelin e vitit 2002. Për 6 vjet me rradhë Shqipëria renditet në kategorinë e dytë, ndërsa këtë vit është përfshirë në listën e vendeve nën vëzhgim të kësaj kategorie duke shënuar një hap prapa. Shqipëria thotë raporti është vend burimi për gratë dhe vajzat e trafikuara për shfrytëzim seksual si jashtë ashti dhe brenda vendit dhe ka vështirësi të mëdha të kontrollimit të kufijve dhe të qarkullimit të njerëzve.

Raporti vë në dukje se trafikimi i grave dhe fëmijëve për shfrytëzim seksual brenda vendit është në rritje për vitin që lamë pas. Qeveria shqiptare nuk ka dhënë prova bindëse- thotë raporti- rreth përparimit të përpjekjeve të forcave të rendit në luftën kundër trafikimit të qënieve njerëzore në vitin 2007. Një nga dobësitë që vë në dukje raporti është mungesa e trajtimit të njësive të antitrafikut. Sipas raportit të DASH qeveria shqiptare po ashtu nuk ka arritur ti përmbushë standardet minimale për eliminimin e trafikut gjatë vitit të kaluar. Aftësia e qeverisë për të financuar këtë ka qenë e kufizuar thonë partnerët tanë amerikanë. Raporti thekson mungesën e shërbimeve riintegruese dhe rehabilituese të cilat mbeten kritike për parandalimin e trafikimit të përsëritur të shtetasve shqiptarë. Kjo e nderuara kolege kryetare e kuvendit është shqetësim i madh për shqiptarët. Se nuk mund të shkosh në Bruksel dhe të kërkosh lehtësim apo liberalizim të vizave pa bërë detyrat e shtëpisë këtu në Shqipëri.

Ne Bashkimi Evropian po na i lehtëson punët por ne po vështirësojmë punët këtu brenda nesh. Sepse BE na dha një udhëzues shumë të rëndësishëm për të përmbushur këto kushte dhe që tua bëjmë jetën më të lehtë shqiptarëve, këtë jetë kaq të vëshirë me çmime të ngritura, me mungesë ndihme ekonomike e sociale për ta. Dhe BE ka përcaktuar në rradhë të parë sigurinë e dokumentave të identifikimit që do të lehtësonte apo do të liberalizonte plotësisht lëvizjen e lirë. Po ç'dokumenta tu japim ne shqiptarëve ku ka dy tre muaj që flitet për një tender dhe askush në Shqipëri nuk e di çpp ndodh me tenderin e kartave të identitetit me përjashtim të një njeriu të vetëm. Të Sali Berishës. As Nishani, as Pone nuk dinë gjë për këtë tender, sepse kulisat e këtij tenderi po negociohen çdo ditë nëpër kafet e Hotel Rognerit, kafe shumë e njohur në tregun informal shqiptar.

Të nderuar Kolegë deputetë ky është sistemi që ju po ngrini dhe ky është sistemi i Gërdecit. Gërdeci ra atje dhe vrau 26 të tjerë, por një Gërdec i madh po ngrihet nga dira e Sali Berishës, Jozefina Topallit dhe disa të tjerëve këtu në parlament.
Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm