Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Balla: Qeveria te ndale perkeqesimin e indikatoreve te domosdoshem per integrimin europian

Të reja

Balla: Qeveria te ndale perkeqesimin e indikatoreve te domosdoshem per integrimin europian

07 Jun 2008    
Askush në Shqipëri sot nuk di se cfarë po ndodh me tenderin e kartave të identitetit me përjashtim të një njeriu të vetëm Sali Berishës, madje as Nishani dhe as Pone nuk dinë se c'po ndodh, sepse kontrata me një ndër kompanitë pjesëmarrëse në tender po negociohet cdo ditë në hotel Rogner nga një avokate e njohur tashmë në tregun e avokatisë informale.

Sondazhet publike të zhvilluara në Shqipëri gjatë viteve të fundit, kanë treguar se pjesa më e madhe e shqiptarëve e lidhin procesin e integrimit evropian me lëvizjen e lirë drejt perëndimit, pra me heqjen e regjimit të vizave, duke vendosur në plan të dytë çështje të tjera edhe më të rëndësishme, të cilat lidhen drejpërsëdrejti me transformimin dhe zhvillimin e vendit. Ky perceptim publik nuk është specifik vetëm për shqiptarët, sepse po kështu mendonin pjesa më e madhe e shtetasve rumunë dhe bullgarë para vitit 2002.

Po bëhen 20 vjet nga rënia e Murit të Berlinit, por mes Shqipërisë dhe Europës ende qëndron në këmbë muri i vjetër i vizave.Lëvizja e lirë është një ndër borxhet më të mëdha që qeveritë i kanë qytetarëve shqiptarë për 17 vjet me radhë. E them këtë, duke konstatuar me keqardhje se:

edhe kjo qeveri e radhës nuk ka ndërmend të adresojë në mënyrë korrekte, të menjëhershme dhe efikase të gjithë problematikën, standardet dhe kushtet që duhen përmbushur;

edhe kjo qeveri do ta mbajë në këmbë murin e vizave

* Që ditën që u hap zyrtarisht dialogu ndërmjet Komisionit Europian për liberalizimin e vizave;

* Që ditën që Ministrit të jashtëm ju dorëzua Udhëzuesi me kushtet që duhen përmbushur,

Qeveria duhet të ishte mbledhur menjëherë për të ngritur një Komitet Ndërministror dhe për të hartuar një Plan Kombëtar masash sipas Udhëzuesit të paraqitur nga Zv/Presidenti i Komisionit Jacques Barrot. Udhëzuesi është një dokument shumë i rëndësishëm për hedhjen e hapave të domosdoshme në katër prioritetet e mëposhtme:

· Siguria e dokumentave,

· emigracioni ilegal dhe trafikimi, (Raporti për trafikun njerëzor, SHBA "shuplakë" qeverisë: Shqipëria vendburim trafiku)

· rregulli dhe siguria publike

· zbatimi me përpikmëri i ligjit, forcimi i bashkëpunimit me Europol dhe sigurisht luftë rezultative kundër korrupsionit.

Kush janë hapat dhe ku jemi ne?

1. Përsa i përket përmirësimit të sigurisë së dokumenteve të identifikimit, element thelbësor ky në procesin e liberalizimit të regjimit të vizave, duhet të futen në përdorim e kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike.

Askush në Shqipëri sot nuk di se cfarë po ndodh me tenderin e kartave të identitetit me përjashtim të një njeriu të vetëm Sali Berishës, madje as Nishani dhe as Pone nuk dinë se c'po ndodh, sepse kontrata me një ndër kompanitë pjesëmarrëse në tender po negociohet cdo ditë në hotel Rogner nga një avokate e njohur tashmë në tregun e avokatisë informale.

Për këtë qëllim duhet të krijohet dhe të funksionojë Sistemi Kombëtar i Dokumentave të Identifikimit (SKDI).

Ky sistem do të jete i ndërtuar në dy nivele:

(1) niveli qendror me dy komponentë:

§ Qendra e Përpunimit dhe Kontrollit të të Dhënave; dhe

§ Qendra e Prodhimit të Dokumentit të Identitetit dhe Pasaportës Elektronike;

(2) niveli lokal me dy komponentë:

§ Zyrat e Aplikimit për Dokument Identiteti dhe Pasaportë Elektronike; dhe

§ Zyrat e Verifikimit të Dokumentit të Identitetit (Policia, Zyrat e Gjendjes Civile, etj) dhe të Pasaportës Elektronike (në pikat e kalimit kufitar)

Ky sistem duhet:

§ të ketë modulin e kontrollit të të dhënave biometrike, i cili do të sigurojë unicitetin e identitetit dhe shmangien e tentativave për marrje dhe përdorim të identitetit të shumëfishtë.

§ të adaptojë ndryshimet në fushën e kartave me chip dhe të dhënave biometrike ose të dhëna shtesë identifikimi;

§ të sigurojë verifikimin i identitetit biometrik në çdo kohë; do të sigurojë fshehtësinë e të dhënave biometrike dhe demografike kur ato ruhen në database;

§ të mbrojë fshehtësinë dhe integritetin e të dhënave në transit midis sistemeve

Miratimi në Kuvend i projekt-ligjit "Për mbrojtjen e të dhënave personale" duhet të shoqërohet me akte të tjera nënligjore të cilat do të garantojnë:

§ mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë me përgjegjësi të qartë institucional; dhe

§ krijimin e strukturës dhe procedurave të nevojshme për funksionimin efektiv të Autoritetit për Mbrojtjen e të Dhënave (AMD).

2. Në lidhje me politikat e migracionit, është i domosdoshëm adresimi i imigracionit të parregullt dhe dëbimit përmes miratimit të legjislacionit për të huajt dhe përcaktimit të procedurave në lidhje me kontrollin e dokumenteve, dhënien e vizave, lejen e qëndrimit, ndalimin për të rihyrë në Shqipëri për një periudhë të caktuar dhe vendimmarrjen për rastet e dëbimit. Legjislacioni duhet të ngarkojë me përgjegjësi kompanitë transportuese të personave ilegalë, duke përfshirë përballimin e kostove financiare të trajtimit të ilegalëve dhe kthimin e tyre në atdhe. Ndërkohë duhet të rishikohet edhe sistemi i dhënies së lejeve të punës dhe kushtet për marrjen e tyre.

Me gjithë trajtimin gjithëpërfshirës të problematikës së migracionit,

§ duhet përmirësuar zbatimi i Strategjisë Kombëtare të Migracionit, e hartuar nga MPÇSSHB-ja në bashkëpunim me IOM-in, dhe me financimin nga programi CARDS;

§ duhen përmbushur masat e përcaktuara nga Plani Kombëtar i Veprimit për Migracionin.

Emigrimi ilegal i shtetasve shqiptarë ishte një nga çështjet më të rëndësishme për t'u adresuar nga institucionet shqiptare, për të bërë të mundur kalimin efektiv në listën pozitive të Shengenit.

Për këtë arsye, duhen ndërmarrë masa kufizuese ndaj shtetasve shqiptarë, duke vendosur kështu një filtër të imët për emigracionin ilegal. Kështu, shtetasit shqiptarë të cilët kapen duke kaluar kufirin ilegalisht ose që ktheheshin në bazë të marrëveshjeve të ripranimit, duhet të dënohen me pezullim të pasaportës për 3 deri në 12 muaj. I njëjti vendim mund të merret dhe për personat të cilët kishin kryer kundërvajtje ose vepra penale jashtë vendit. Vende si Bullgaria dhe Rumania e kanë konsideruar hyrjen ose daljen nga vendi në kundërshtim me ligjin duhet të parashikohet nga ligji si vepër penale.

Në funksion të parandalimit të emigracionit ilegal, barrikada e parë duhet të zhvendoset nga kufiri Shengen tek vetë policia kufitare shqiptare, e cila duhet të ketë për detyrë të kontrollojë përpara daljes nga vendi të gjithë shtetasit për të gjithë dokumentacionin e kërkuar nga shteti i destinacionit.

Në rast se nga policia kufitare konsiderohet se shtetasi paraqet potencial migratori të paligjshëm dhe dokumentacioni nuk ishte i plotë, atëherë mund të pezullohet përkohësisht pasaporta e tij.

3. Në funksion të përmbushjes me korrektësi të politikave të ripranimit duhen marrë masa që lidhen me: qendrueshmërinë, forcimin e stafit dhe strukturave të posaçme të ripranimit, parashikimi në buxhetin e shtetit të fondeve të veçanta për kthimin e shtetasve të huaj në vendin e tyre të origjinës dhe shoqërimin e tyre, si edhe ngritja e Komitetit të Përbashkët të Ripranimit, si pjesë e Marrëveshjes së Ripranimit me Komunitetin Evropian.

4. Përsa i përket politikave të azilit, Shqipëria duhet të përqendrohet në përafrimin e legjislacionit me Konventën e Gjenevës dhe Protokollin e Nju Jorkut. Gjithashtu, Shqipëria duhet të publikojë listën zyrtare të vendeve të treta të sigurta dhe listën e vendeve tek të cilat nuk ekziston mundësia e persekutimit, lista të cilat duhet të përputhen plotësisht me acquis.

Për sa kohë mund të realizohen kushtet?

Kjo qeveri nuk ka as dëshirën dhe as kapacitetet për t'i përmbushur kushtet e vendosura nga Brukseli brenda afatit 3 vjecar.

Ajo që do t'i kërkoja kësaj Qeverie është të ndalë përkeqsimin e këtyre indikatorëve, sikurse ndodhi me trafikimin, ku Shqipëria u rikthye në vitin 2008, atje ku u nda në vitin 2002, vendburim trafikimi.

Me ardhjen e Partisë Socialiste në pushtet, Shqiptarët do të lëvizin lirisht në BE brenda vitit 2010.

Përmbledhje shkurt:

Vizat, qeveritë borxh shqiptarëve për 17 vjet

Kjo qeveri do ta mbajë në këmbë murin e vizave

Të ngrihet menjëherë Komiteti ndërministror për vizat

Plan Kombëtar për të gjithë sektorët që lidhen me vizat
PS në pushtet, shqiptarët pa viza brenda 2010
Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm