Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Balla: Shqiperia mbetet nje nga vendet me refuzimin me te larte te vizave ne rajon

Të reja

Balla: Shqiperia mbetet nje nga vendet me refuzimin me te larte te vizave ne rajon

02 Jul 2008    
Shqipëria mbetet një nga vendet e rajonit me shkallën më të lartë të refuzimit të vizave, me një mesatare rreth 23 % të totalit të aplikimeve, ndërkohë që mesatarja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është rreth 17 %.

Konsullatat me shkallën më të lartë të refuzimit të vizave:

(Greqia-37 %; Gjermania-24 %; Franca-22 %; Austria-22 %; Italia-11 %).

Jam plotësisht i habitur nga panorama aspak realiste qeveritare, e shprehur dje nga Ministri i Jashtëm, sipas së cilës Marrëveshja e Lehtësimit të Vizave po funksion.

Shqipëria mbetet një nga vendet e rajonit me shkallën më të lartë të refuzimit të vizave, me një mesatare rreth 23 % të totalit të aplikimeve, ndërkohë që mesatarja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është rreth 17 %.

Konsullatat me shkallën më të lartë të refuzimit të vizave:

(Greqia-37 %; Gjermania-24 %; Franca-22 %; Austria-22 %; Italia-11 %).

Burimi: European Movement Albania

Nga vëzhgimet e kryera nëpër konsullata të ndryshme na rezulton se shqiptarët ende nuk kanë shpëtuar nga lista e gjatë e dokumenteve që duhet të paraqesin dyerve të ambasadave.

Të gjithë ata qytetare, që përfshihen në kategoritë e veçanta të Marrëveshjes së Lehtësimit, mund të konfirmojnë se numri i dokumenteve, jo vetëm që nuk është reduktuar, por në disa raste është shtuar. Neni IV i Marrëveshjes përcakton qartë dokumentacionin.

Sipas marrëveshjes për ju gazetarët mjaftojnë dy dokumente:

1. një certifikatë kualifikimi profesional si gazetar;
2. një dokument i punëdhënësit për qëllimin e vizitës.

Koha e pajisjes me viza vazhdon të mbetet një problem dhe në disa raste tejkalon edhe periudhën për të cilën kërkohet viza. Në mënyrë të përmbledhur mund të thuhet se rritja e kërkesave për viza nuk ka shkuar në raport të drejtë me dhënien e më shumë vizave nga konsullatat e vendeve Shengen.

Me lejoni t'i kujtoj Ministrit të Jashtëm, në zbatim të Marrëveshjes së Lehtësimit të Vizave me BE, duhet të funksionojë një Komitetit i Përbashkët për verifikimin e zbatimit të kësaj marrëveshje. Kjo njësi duhet të marrë në shqyrtim ankesat e qytetarëve.

Më lejoni gjithashtu t'i kujtoj Ministrit të Jashtëm detyrimet që ka qeveria ku ai bën pjesë dhe vonesat e pashpjegueshme lidhur:

1) Regjistrin kombëtar të shtetasve, kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike;

2) Ngritjen e Qendrës Kombëtare të Vizave;

3) Ristrukturimi i hierarkisë së policisë kufitare, investimet në pajisje dhe infrastrukturë në pikat e kalimit kufitar;

4) Adresimi i shpejtë i çështjeve që lidhen me emigracionin ilegal; politikave të azilit etj.
Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm