Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Balla: Tre vjet Kuvendi pa informacion per hapat e hedhur per proceset interguese

Të reja

Balla: Tre vjet Kuvendi pa informacion per hapat e hedhur per proceset interguese

19 Jun 2008    
Ky parlament është i vetmi krahasuar me parlamentet e vendeve të tjera që ndodhen në të njëjtin proces integrimi që nuk ka marrë asnjëherë informacion nga qeveria lidhur me ecurine e procesit të integrimit, nuk është lejuar të zhvillohet asnjëherë një debat për cështjet e integrimit. Për 3 vjet me radhë Kuvendi i Shqipërisë nuk ka marrë asnjë informacion mbi procesin e integrimit,

Cdo ditë që kalon nga kjo legjislaturë shtohen arsyet për të ngritur zërin dhe për të kërkuar përgjegjësi nga kjo mazhorancë e telendisur dhe nga kjo pseudo-qeveri.

Mazhoranca e kësaj legjislature do të mbahet mend për shumë të zeza në historinë e demokracisë së re shqiptare.

Do të ndalem sot në një prej tyre.

Ky parlament është i vetmi krahasuar me parlamentet e vendeve të tjera që ndodhen në të njëjtin proces integrimi që nuk ka marrë asnjëherë informacion nga qeveria lidhur me ecurine e procesit të integrimit, nuk është lejuar të zhvillohet asnjëherë një debat për cështjet e integrimit.

Për 3 vjet me radhë Kuvendi i Shqipërisë nuk ka marrë asnjë informacion mbi procesin e integrimit, megjthëse kjo marrëdhënie institucionale rregullohet përmes një ligji të vecantë Nr.9252, datë 8.7.2004 "PËR PUNËN E KUVENDIT NË PROCESIN E INTEGRIMIT TË SHQIPËRISË NË BASHKIMIN EUROPIAN". Si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, më lejoni të sjell në vëmendjen tuaj kolegë deputetë dhe sigurisht edhe të zonjave Topalli dhe Bregu, se ky ligj dhe akte të tjera të rëndësishme si ky, kanë si objekt vendosjen e rregullave të veçanta për rolin që duhet të luajë dhe punën që duhet të kryejë Kuvendi, si organi më i lartë ligjvënës në Procesin e Stabilizimit dhe Asociimit, me qëllim hartimin e një kuadri të plotë ligjor, mbështetjen dhe mbikëqyrjen e procesit të afrimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Kompetencat e Kuvendit

1. Në përmbushje të përgjegjësive të përcaktuara në nenin 4, Këshilli i Ministrave konsultohet paraprakisht me Kuvendin lidhur me qëndrimet që do të mbajë në institucionet e ndryshme të Bashkimit Europian. Ky konsultim është i detyrueshëm kur qëndrimet e Këshillit të Ministrave sjellin përfshirjen e Kuvendit dhe kompetencave të tij. Në çdo rast Komisioni i Integrimit jep mendimin e tij. Komisionet e tjera konsultohen paraprakisht për qëndrimet që mbahen dhe negociatat që kryhen, sipas fushës së veprimtarisë së tyre.

2. Kuvendi, në ushtrim të kompetencave të tij, duhet të prononcohet kur e sheh të arsyeshme me një nismë të vetën, lidhur me projektet e legjislacionit dhe të politikës komunitare.

3. Komisioni i Integrimit harton çdo vit raporte, që shërbejnë si bazë për shqyrtimet që do të bëhen në të gjitha komisionet e Kuvendit, sipas fushave të veprimtarisë së tyre.

4. Kuvendi bën çdo vit një vlerësim gjithpërfshirës të ecurisë së përafrimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian, duke zhvilluar edhe një seancë plenare me debat.

5. Kuvendi, përmes Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, mbikëqyr zbatimin e Programit CARDS dhe të projekteve të tjera me asistencë komunitare.

Kolegë të mazhorancës,

Ju mund ta harroni procesin e integrimit, por ne si opozitë jemi të detyruar përkundrejt votës që na ka dhënë populli t'ju bëjmë me dije të gjitha detyrimet që Shqipëria ka në këtë proces të rëndësishëm historik.

Më lejoni t'ju rendis disa nga prioritet e harruara të dokumentit të Partneritetit Europian.

Cilat janë prioritetet?

· Rritja e pavarësisë dhe e transparencës së sistemit gjyqësor, përfshirë përmirësimin e mbrojtjes kushtetuese për gjyqtarët, emërimin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve mbi baza të konkurimit, vlerësimit të performancës mbi kritere të meritave të prokurorëve dhe vendosja e rregulave objektivë në ndarjen e cështjeve gjyqësore.

Votimi i ditës së hënë dhe rrëzimi në mënyrë të padenjë, aspak bazuar në kriteret e meritës, por në një urdhër politik të Sali Berishës, nën moton "t'i japim një mësim të mirë Bamirit, sepse ka qënë nënkryetar i PD" nuk është aspak adresim korrekt i detyrimeve dhe prioriteteve integruese, por një atentat i rrezikshëm kundër aspiratës historike të shqiptarëve për integrim euro-atlantik.

· Implementimi i stratgjisë anti-korrupsion dhe i rekomandimeve të dhëna në raportin e vlerësimit të vitit 2005 nga Grupi i Shteteve të Këshillit të Europës kundër Korrupsionit dhe hetimi dhe ndjekja penale e korrupsionit në polici dhe gjyqësor.

· Implementimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet, në mënyrë të vecantë përmirësimi i listave zgjedhore dhe amendimi i kodit zgjedhor sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias, në kohë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

· Forcimi i mëtejshëm i qeverisjes përmes përmirësimit të cilësisë dhe paprekshmërisë së stafit të administratës publike dhe forcimi i Departamentit të Administratës Publike.

· Përfundimi i ristrukturimit të KESH dhe privatizimi i Divizionit të Shpërndarjes. Stabilizimi finaciar i KESH përmes rritjes së mbledhjes së të ardhurave dhe barazim i cmimeve me kostot dhe rritja e prodhimit të energjisë dhe të kapaciteteve të interkonjeksionit.

· Të arrijë rezultate të prekshme në luftën kundër krimit të organizuar.

· Forcimi i kapaciteteve për implementimin e Marrëveshjes së Stabilizim Associimit dhe të detyrimeve të Marrëveshjes Interim.

· Promovimi i dialogut konstruktiv ndërmjet partive politike dhe me grupet e interesit për implementimin e reformave.
Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm