Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Ballkani Perëndimor në BE

Të reja

Ballkani Perëndimor në BE

18 Nov 2017    

Gjatë zhvillimit të Samitit Rajonal të Liderëve të Partisë Socialiste Europiane (PES), në Sarajevë, fokusi i diskutimeve ishte mbi rrugëtimin e Ballkanit Perëndimor drejt BE.

Me pjesëmarrjen e eurodeputetëve Tanja Fajon dhe Knut Fleckenstein, kryeministrit të FYROM Zoran Zaev, Sergei Stanishev, President i Partive Social Demokrate, si dhe anëtarëve të tjerë të Partive Social-Demokrate Europiane, ky takim nxit dhe promovon rritjen e bashkëpunimit rajonal. 

Diskutimet në këtë samit janë tejet të vlefshme edhe për palën shqiptare, pasi ato japin përgjigjet se si të bëhemi partnerë të besueshëm të BE-së përmes bashkëpunimit rajonal mes partive social-demokrate dhe si të kalojmë në fazën kryesore të zbatimit të politikave europiane. Shqipëria përfaqësohej nga deputetët Ervin Bushati, Ulsi Manja, Jurgis Çyrbja. 

Partitë social-demokrate europiane shprehën mbështetjen për integrimin e mëtejshëm të vendeve në BE, ndaj është e nevojshme që të forcojmë dhe këto parti në rajon. Partitë social-demokrate janë partner kryesorë dhe aleatë në këtë proces me tonet paqësore që ato i japin rajonit dhe që e përdorin për të zbutur tendencën e euro-skepticizmit që ekziston tek qytetarët.

Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm