Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Beqja: Kryeministri genjen hapur per rritjen e pensioneve

Të reja

Beqja: Kryeministri genjen hapur per rritjen e pensioneve

21 Jun 2008    
Sipas deklaratës së kryeministrit, rezulton se mbi 90 mijë pensionistë të qytetit do të marrin pas tre vjetësh vetëm 21 % më shumë pension, ose një rritje vjetore mesatarisht prej 7 % që është rritja më ulët e pensioneve në 17 vjet. Sipas vendimeve të miratuara ditën e mërkurë, rezulton se trajtimi i veçantë i ish - punonjësve të nëntokës do të rritet 5 %. Po kaq është rritur edhe në 2006, edhe në 2007. 5 % është rritja më e ulët e përfitimeve në 17 vjet. Ish - minatorët, sot marrin 6,000 lekë në muaj, ndërsa në korrik do të marrin 6,300 lekë në muaj ose vetëm 10 lekë në ditë më shumë.

Ditën e mërkurë, në shfaqjen javore para shqiptarëve, kryeministri i vendit deklaroi se qeveria e tij po bënte rritjen më të madhe të pensioneve në 17 vjet. Deklaratë kjo fund e krye e pavërtetë. Një gënjeshtër e madhe. Një gënjeshtër që kuptohet edhe midis rreshtave të deklaratës së Kryeministrit.

Sipas deklaratës së kryeministrit, rezulton se mbi 90 mijë pensionistë të qytetit do të marrin pas tre vjetësh vetëm 21 % më shumë pension, ose një rritje vjetore mesatarisht prej 7 % që është rritja më ulët e pensioneve në 17 vjet.

Sipas vendimeve të miratuara ditën e mërkurë, rezulton se trajtimi i veçantë i ish - punonjësve të nëntokës do të rritet 5 %. Po kaq është rritur edhe në 2006, edhe në 2007. 5 % është rritja më e ulët e përfitimeve në 17 vjet. Ish - minatorët, sot marrin 6,000 lekë në muaj, ndërsa në korrik do të marrin 6,300 lekë në muaj ose vetëm 10 lekë në ditë më shumë. Si për ironi të fatit, po të mërkurën shumica blu në komsionin e ekonomisë, rrëzoi nismën e deputetëve të PS, sipas së cilës ish - minatorët të mund të marrin një trajtim jo më të vogël se pensioni minimal në qytet.

Ka vetëm një gjë të vërtetë në deklaratën e të mërkurës. Ka vetëm një gjë që është rritur në 2008 më shumë se në 17 vjet: Është inflacioni i pensionistëve. Për herë të parë ky inflacion është më shumë se 5 %.

Kryeministri i vendit, në të përjavshmen e së mërkurës, nuk guxoi t'u tregojë shqiptarëve që edhe në korrik 2008 do të jenë 30 mijë pensionistë të qytetit që do të marrin më pak se 10 mijë lekë të ardhura në muaj.

Kryeministri i vendit, në të përjavshmen e së mërkurës, nuk guxoi t'u tregojë shqiptarëve që edhe në korrik 2008 do të jenë 50 mijë pensionistë të fshatit që do të marrin më pak se 5 mijë lekë të ardhura në muaj.

Siç mund të shihet lehtë, mjafton të mendohesh vetëm një herë për të kuptuar gënjeshtrat e kryeministrit të vendit. Po ashtu mjafton të mendohesh vetëm një herë për të kuptuar se qeveria vazhdon të moszbatojë detyrimin ligjor të llogaritjes, deklarimit dhe indeksimit të pensioneve çdo datë 1 maj, duke u patur pensionistëve prej tre vjetësh dy muaj borxh.
Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm