Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Beqja: Sistemi shendetesor eshte “Gerdeci i vertete ne Shqiperi

Të reja

Beqja: Sistemi shendetesor eshte “Gerdeci i vertete ne Shqiperi

14 Jun 2008    
Për Partinë Socialiste, situata aktuale nuk mund të justifikohet me vonesa të procedurave. Përgjegjësia kryesore është qeverisë dhe e kreut të saj. Kryeministri i vendit dhe ish-doktori në QSU për më shumë se 20 vjet, pasi i vrau shqiptarët në Gërdec e Marqinet të Vorës, tashmë po i detyron ata që jo vetëm të sëmuren sipas paragrafëve të ligjit të prokurimit, por edhe të pranojnë të operohen sipas intrigave që luhen në kualicionin e tij ministror.

I gjithë opinioni publik ndjek me dhimbje situatën dramatike dhe kaotike të furnizimit me medikamente në Qëndrën Spitalore Universitare në Tiranë. Ka disa javë që funksionimi i rregullt shërbimit mjekësor në këtë qendër ka ngecur. Mungesa e ilaceve i ka detyruar mjekët të shtyjnë operacionet.

Përpara kësaj situate dramatike, kemi ping-pongun e drejtueseve të shëndetësisë për ndarje të përgjegjësisë apo justifikime me vonesën e procedurave të prokurimit.

Por, për Partinë Socialiste, situata aktuale nuk mund të justifikohet me vonesa të procedurave. Përgjegjësia kryesore është qeverisë dhe e kreut të saj. Kryeministri i vendit dhe ish-doktori në QSU për më shumë se 20 vjet, pasi i vrau shqiptarët në Gërdec e Marqinet të Vorës, tashmë po i detyron ata që jo vetëm të sëmuren sipas paragrafëve të ligjit të prokurimit, por edhe të pranojnë të operohen sipas intrigave që luhen në kualicionin e tij ministror.

I kërkojmë Kryeministrti të vendit të ndërhyjë urgjentisht në këtë situatë ku spitalet janë të paralizuara, pasi nuk duam që nesër të kemi humbje jete dhe të gjendemi përballë një tjetër krimi shtetëror.

Partia Socialiste, prezantoi para 4 ditësh dokumentin analizë të gjendjes së shëndetësisë shqiptare. I premtojmë shqiptarëve që në programin e ri të PS, do të ofrohen zgjidhje edhe për parandalim, edhe për diagnostifikim, edhe për kurimin edhe për rehabilitimin. Në të do të garantohet një financim i mjaftueshëm dhe transparent si dhe një administrim profesional i pavarur nga ndikimet politike.
Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm