Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Brace: Berisha pengon hetimet per krimin shteteror ne Gerdec

Të reja

Brace: Berisha pengon hetimet per krimin shteteror ne Gerdec

14 Jun 2008    
Grupi parlamentar i Partisë Socialiste, ka qenë vendosmërisht "PRO" kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme, për të vënë nën hetim, procedim penal ish- ministrin e Mbrojtjes, për krimin shtetëror në Gërdec. Seanca ende e pakonfirmuar që i hap rrugë Prokurorisë është tejet e vonuar. Nesër, bëhen 3 muaj nga dita kur shtet vrau për korrupsion 26 shqiptarë. Zvarritja e kërkesës së Prokurorisë ka patur për qëllim bllokimin e hetimeve, largimin në kohë të tyre nga data e krimit, krijimin mundësi të keqbërësve të përfshirë në krim, të zhdukin e deformojnë faktet që provojnë krimin.

Do të doja të shprehja qëndrimin tonë, të qartë e të vendosur, lidhur me dy çështjet që janë prioritare, themelore për veprimtarinë normale të Kuvendit, përpjekja për anashkalimin e të cilave nga Sali Berisha, po e kthen Kuvendin në Geto dhe në shtëpi të krimit. Grupi parlamentar i Partisë Socialiste, ka qenë vendosmërisht "PRO" kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme, për të vënë nën hetim, procedim penal ish- ministrin e Mbrojtjes, për krimin shtetëror në Gërdec. Seanca ende e pakonfirmuar që i hap rrugë Prokurorisë është tejet e vonuar. Nesër, bëhen 3 muaj nga dita kur shtet vrau për korrupsion 26 shqiptarë. Zvarritja e kërkesës së Prokurorisë ka patur për qëllim bllokimin e hetimeve, largimin në kohë të tyre nga data e krimit, krijimin mundësi të keqbërësve të përfshirë në krim, të zhdukin e deformojnë faktet që provojnë krimin. Sali Berisha është përfshirë direkt në pengimin e hetimit të krimit, me synim deformimin e fakteve, provave që rëndojnë pozitën e tij, familjes e qeverisë në këtë krim. Përpjekja e Sali Berishës për pafajësi politike për qeverinë e tij, veten, familjen, ish- ministrin që në fazën e hetimit ka dështuar. Ngjarja ka shumë dëshmitarë, shumë gjurmë në qeveri, ministri, në Sheraton, në Gërdec, në Rinas, në kamera, në diktofonë e letra, aq sa hetimi nuk mund të ndalet. Në qendër të krimit është Berisha dhe hetimi po mbërrin tek ai. Ne tani duam Berishën. Ne shohim me shqetësim se përpjekja për pafajësi politike është kthyer e përqendruar në Kuvend. Në komision janë paraqitur deri tani 3 raporte, njëri nga deputeti i PR, tjetri nga Jozefina Topalli. Të dy në përmbajtje skandaloze me konkluzione të paprovuara kurrë, dhe që kanë si produkt pafajësinë politike të Sali Berishës, familjes së tij dhe ish- ministrit Mediu. Sot, 1 ditë e gjysmë larg nga votimi, Kuvendi nuk ka raport, komisioni nuk ka raport, ndërsa Jozefina Çoba po u bën presion deputetëve të pranojnë integrimin e raporteve me konkluzion PAFAJËSINË POLITIKE të Sali Berishës, familjes së tij, ish- ministrit dhe qeverisë. Ne e konsiderojmë këtë të papranueshme, kriminale dhe shtyrjen e seancës përtej të hënës po të papranueshme. Hetimi, gjykimi, ndëshkimi për krimin shtetëror të Gërdecit dhe bllokimin e më pas pushtimi politik i Gjykatës së Lartë janë dy çështje të lidhura fort më njëra tjetrën. Në Kushtetutë, juridiksioni fillestar i gjykimit të imunitarëve është në Gjykatën e Lartë. Sali Berisha po kërkon të bëjë trup gjykues politik për të siguruar PAFAJËSI POLITIKE nga gjykata. Për këtë po përdor Kuvendin. Në vazhdojmë të konsiderojmë këtë të papranueshme dhe të kërkojmë me forcë futjen në rend të ditës së hënë të dekreteve të emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë. Përpjekja për të anashkaluar këto dy çështje, lindur nga vetë nevoja politike e penale e Sali Berishës për pafajësi politike nga krimi shtetëror tejet i ndërkombëtarizuar i Gërdecit, po fut në krizë institucionet, Drejtësinë, Kuvendin por mbi të gjitha mazhorancën. Ajo që është e dukshme sot, ka të bëjë me faktin që Sali Berisha nuk ka mazhorancë politike në Kuvend, pra 71 vota për ta gatuar politikisht këtë pafajësi në Gjykatën e Lartë. Ajo që është e dukshme sot, që edhe të enjten në Kuvend ka të bëjë me faktin se deputetët po distancohen nga Gërdeci, përpjekja për të detyruar nën dhunë institucionet të ndërpresin hetimet apo të japin pafajësi politike. Sali Berisha ishte dje Pelegrini i vetëm i Kishës së Laçit, të cilit nuk ju fal korrupsioni, të cilit nuk ju pranua rrëfimi për korrupsionin, përkundrazi, ju denoncua në surrat korrupsioni. Madje, korrupsioni edhe me rrugën e Kishës. Tani jo nga opozita, jo vetëm nga populli por edhe nga Zoti.

Pyetje: Zoti Braçe, njëri nga propozimet e presidentit për anëtarë të Gjykatës së Lartë mësohet se ka qenë njëherë anëtar i kësaj gjykate. Ç'mendoni ju për këtë?

Dhe njëherë tjetër dua t'u them, që ne nuk merrmi fare me emrat apo me CV-të e tyre apo me ç'kanë qenë, ku janë apo si do të jenë 5 juristë që mund të paraqiten në Kuvendin e Shqipërisë. Kjo nuk është beteja jonë. Beteja jonë është pavarësia e Gjykatës së lartë! Pavarësia e Gjykatës së Lartë për të gjykuar me drejtësi dhe për të ndëshkuar krimin shtetëror dhe politik të Gërdecit, dhe natyrisht të gjitha krimet e tjera që lidhen me imunitarët në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.
Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm