Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Brace: Kryetarja e Kuvendit fshehu faktet per dijenine e Kryeministrit per ate qe ndodhte ne Gerdec

Të reja

Brace: Kryetarja e Kuvendit fshehu faktet per dijenine e Kryeministrit per ate qe ndodhte ne Gerdec

18 Jun 2008    
Në tre volume, të dërguara nga Prokuroria e Përgjithshme e të administruara në Kuvend, në komision gjenden komunikata ditore me të cilat vihet në dijeni Sali Berisha për depozitim të predhave të artilerisë së rëndë për demontim në Gërdec në kundërshtim me V.K.M e marrë e firmosur prej tij. Ne e kemi respektuar kërkesën e prokurorisë për ruajtjen e dokumentave dhe sekretit të hetimit që materializohet mbi to, por kur kryetarja e Kuvendit, varros të vërtetën, abuzon e manipulon me dokumentat zyrtare nën administrim, me qëllim favorizimin e tutorit Sali Berisha, kemi detyrën të bëjmë transparencë

Do të doja të denoncoja një dokument parlamentar që ju bashkëngjit votimit dhe vendimit për dhënie leje të Prokurimit të Përgjithshëm për procedim penal ndaj ish- ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu.

Njëherësh do të doja të denoncoja përfshirjen e kryetares së Kuvendit në përpilimin e dokumentave parlamentare që falsifikojnë të vërtetën, shtrembërojnë të vërtetën, varrosin të vërtetën mbi implikimin e Sali Berishës në krimin shtetëror të Gërdecit.

Bëhet fjalë për këtë dokument parlamentar “Raport mbi kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm për Autorizim për proçedim penal ndaj deputetit Mediu, produkt i Këshillit për Rregulloren dhe Imunitetin, i drejtuar, mbikqyrur, urdhëruar ekskluzivisht nga Jozefina Çoba.

Raporti mban firmën e saj!

Në faqen 12, konkluzioni 4 thuhet:

Nga dokumentacioni i ardhur nga Prokuroria e Përgjithshme me datën 10 qershor 2008, në tre volume me komunikata të përditshme, rezulton se sasi të mëdha municionesh nga 100 deri në 200 tonë në ditë transportoheshin për në Gërdec. Vetëm në muajin Shkurt 2008 janë transportuar për në Gërdec 4880 tonë municion predhash, duke krijuar kështu një depo gjigante municionesh pak metra larg shtëpive të banimit. Për këtë kanë patur dijeni dhe informacion të përditshëm nga raportet ditore të Qendrës Operacionale të Shtabit të Përgjithshëm Drejtori i SHIU, Zëvendës ministrat e Mbrojtjes, Ministri i Mbrojtjes, Zëvendës Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, dhe Presidenti i Republikës.

Natyrisht që ky konkluzion është i pavërtetë plotësisht, por i shërben Sali Berishës.

Në tre volume, të dërguara nga Prokuroria e Përgjithshme e të administruara në Kuvend, në komision gjenden komunikata ditore me të cilat vihet në dijeni Sali Berisha për depozitim të predhave të artilerisë së rëndë për demontim në Gërdec në kundërshtim me V.K.M e marrë e firmosur prej tij.

Ne e kemi respektuar kërkesën e prokurorisë për ruajtjen e dokumentave dhe sekretit të hetimit që materializohet mbi to, por kur kryetarja e Kuvendit, varros të vërtetën, abuzon e manipulon me dokumentat zyrtare nën administrim, me qëllim favorizimin e tutorit Sali Berisha, kemi detyrën të bëjmë transparencë:

1- Sali Berisha ka qenë në dijeni të plotë të biznesit kriminal në Gërdec

2- Sali Berisha ka marrë vendime me vullnet të plotë në favor të biznesit kriminal në Gërdec.

3- Sali Berisha ka hartuar ligj në favor të biznesit kriminal dhe shtetëror në Gërdec, si dhe një trafiku korruptiv municionesh në mashtrim të plotë Departamentit Amerikan të Mbrojtjes dhe rregullave të tij. Sali Berisha zgjodhi të mashtrojë Departamentin Amerikan në favor të përfitimeve personale mban biznesi me një kriminel 22 vjeçar Sali Berisha zgjodhi ta dërgojë fajin tek amerikanët për një javë rresht pas tragjedisë së Gërdecit dhe vazhdon ta bëjë edhe në media ndërkombëtare si në “Corriere della Sera, së fundmi, e jo te gangsterët e tij.

4- Që prej dhjetorit të 2007, Sali Berisha ka qenë në dijeni familjarisht të biznesit kriminal të Gërdecit dhe është marrë çdo ditë me kërcënime e marifete të rënda shtetërore për fshehjen e provave dhe mospublikimin e tyre që lidhnin familjen e tij.

5- Sali Berisha që prej fillimit ka patur familjen e tij të angazhuar e punësuar në biznesin kriminal të Gërdecit.

6- Ky, lobi familjar, lobi që ka influencuar vendimmarrjen më të lartë në favor të biznesit kriminal shtetëror në Gërdec duke përfshirë edhe kontratën e dytë, atë të dhjetorit 2007, kundër V. K. M që solli përqendrimin marramendës të predhave në Gërdec, me të cilat u vranë 26 shqiptarë.

7- Sali Berisha zyrtarisht, dhe familjarisht ka qenë në dijeni dhe ka ndjekur përditë ecurinë dhe, facilitetet, lehtësinë e grumbullimit të predhave e demontimit të predhave në biznesin kriminal shtetëror në Gërdec.

8- Në dosjen e krijuar në Kuvend, gjenden komunikatat ditore të informimit të tij personal për këtë biznes:

- në dosje gjendet komunikata e datës 13.02.2008, me nr. protokolli 90, “konfidenciale, në të cilën informohet kryeministri për 337.7 ton predha 122 mm, 102 ton 100 mm, 23.7 ton 152 mm, 1450 shtimje 100 mm, 600 shtimje 122 mm.

Kjo është e vërtetë e rezultuar nga dokumentat e dërguara dhe administruara në Kuvend.

Këto janë konkluzionet e ftohta të rezultuara të rezultuara nga dokumentat e administruara në Kuvend.

Fshehja nga ana e kryetares së Kuvendit Jozefina Çoba të kësaj të vërtete përbën krim, natyrisht bashkëngjitur krimit në vijim të Gërdecit.

Ne jemi të bindur se Berisha dhe familja Berisha dhe korrupsioni, Berisha dhe shkelja e ligjeve dhe Kushtetutës, Berisha dhe tregtia e armëve, Berisha dhe arma si zgjatim i tij, Berisha dhe vrasja e 26 shqiptarëve në Gërdec, janë çiftet e gërdecit që lidhin Berishën familjarisht me krimin.
Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm