Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Brace: Ne 20 muaj jane 12 ligje antikushtetuese te miratuara nga Topalli

Të reja

Brace: Ne 20 muaj jane 12 ligje antikushtetuese te miratuara nga Topalli

03 Jun 2008    
Kuvendi është kthyer në një shtëpi korrupsioni, ku duart e pista kanë hapur procesin ligjbërës duke detyruar dhe ligje që vranë njerëz, ku ligjet blihen nga lloj - lloj horrash klientë të Sali Berishës, që bëjnë para të paligjshme, Kuvendi është kthyer në një lavatriçe të parave të lloj - lloj horrave klientë të Sali Berishës të cilët përmes parlamentit, votimeve të blera në të, po marrin të mira publike, liçensa, toka pa 1 Euro, të drejta biznesi, favore të paligjshme pa kufi.

Dua të shpreh vlerësimin e deputetëve të PS lidhur me seancën e djeshme në Kuvend si dhe trajtimin kriminal që Sali Berisha e Jozefina Topalli po i bëjnë çështjeve jetike: hapjes rrugë të hetimeve për krimin shtetëror të shekullit në Gërdec dhe emërimit të anëtarëve të Gjykatës së lartë

Që në fillim dua të shpreh shqetësimin tonë të thellë, që Kuvendi i Shqipërisë është kthyer në një Geto të padenjë për një vend evropian, ku nuk ka liri, liri fjale, mendimi, liri votimi të garantuar përmes fshehtësisë, rregulla të pranuara e të zbatuara të njëjta për të gjithë, nuk ka debat, konsultë me faktorë interesi, nuk ka dëgjesë e më në fund nuk ka as kontroll parlamentar. Madje është kufizuar e drejta kushtetuese e deputetëve për iniciativë ligjore.

Përkundrazi, Kuvendi është kthyer në një shtëpi korrupsioni, ku duart e pista kanë hapur procesin ligjbërës duke detyruar dhe ligje që vranë njerëz, ku ligjet blihen nga lloj - lloj horrash klientë të Sali Berishës, që bëjnë para të paligjshme, Kuvendi është kthyer në një lavatriçe të parave të lloj - lloj horrave klientë të Sali Berishës të cilët përmes parlamentit, votimeve të blera në të, po marrin të mira publike, liçensa, toka pa 1 Euro, të drejta biznesi, favore të paligjshme pa kufi.

I zënë me këtë aktivitet të denjë për shtëpi korrupsioni, Kuvendi po bllokon reformat jetike për vendin, po qëllon transparencën, po bllokon institucionet që duhet të godasin korrupsionin, po kthehet në instrumentin kyç të kapjes së shtetit, çdo institucioni të pavarur e enti rregullator, në ekonomi, energji, telefoni, sigurime, prokurime, administratë publike, nga militantë politik, po kthehet në varrmihësin e pushteteve të pavarura apo në shuarjen e pavarësisë mes Presidentit, Kryeministrit, Parlamentit, gjykatave, medias.

Kjo shtëpi korrupsioni tashmë ka një përgjegjës dhe kjo është Jozefina Topalli, e cila edhe dje mori një përgjegjësi të tillë duke pohuar qartë se kuvendi është AJO.

Pikërisht, është përgjegjësia e saj, antikushtetutshmëria e Kuvendit. Ajo nuk mund të jetë simbol i Kushtetutës: në 20 muaj janë 12 ligje antikushtetuese të shpallura të tilla nga Gjykata Kushtetuese të miratuara nga Topalli, madje disa me shpejtësinë e dritës dhe nën nxitjen e parave të pista.

Është përgjegjësia e saj, standardi i dyfishtë aplikuar direkt nga ajo për kryetarin e gjykatës kushtetuese, për anëtarë të saj, prokurorin e përgjithshëm, madje edhe për anëtarë të KKRT.

Berisha dhe Topalli po kryejnë krim, tani, çdo ditë, që pengojnë hetimin për krimin e shekullit të shtetit në Gërdec.

Topalli nuk po dorëzon Mediun sepse siguria e Mediut, heshtja e Mediut, dëshmia e Mediut është jetike, pasi ai dorëzon Berishën. Është Sali Berisha autori kryesor, përfituesi direkt nga ai krim i përbindshëm, familjarisht.

Të gjitha provat, dëshmitë e përditshme të atyre që mbetën gjallë nga vrasja e paramenduar nga Berisha në Gërdec, të çojnë nga Sali Berisha dhe familja e tij.

Sali Berisha nuk mund të fshihet më as pas të arrestuarve të shtabit, as pas 4 zyrtarëve që vetë u krijoi mundësinë të vjedhin para publike përmes tragjedisë së Gërdecit.

Sali Berisha, personalisht duhet të hetohet për veprimet e mosveprimet e tij në qeveri për Gërdecin, familjarët e tij për lobimin dhe administrimin në Gërdec.

Ndaj ne kërkojmë që më datë 12, Kuvendi të hapë rrugë me votim Prokurorisë për Mediun, me qëllim thellimin e konkretizimin e hetimeve për Berishën e familjen e tij.

Së dyti bllokimi i dekreteve të presidentit për emërimin e 5 gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë është flagrant, antikushtetues, i qëllimte në kapjen politike të Gjykatës së Lartë.

Pra, Jozefina Topalli e Sali Berisha duan pjesëmarrje politike dhe sundim mbi Gjykatën e Lartë.

Në mënyrë të përsëritur, kjo është lufta e sali Berishës me gjykatësit e Gjykatës së Lartë.

Njësoj si ne 1996 me Zef Brozin dhe gjykatën e tij, që me dhunë u vu nën diktatin politik.

Në mënyrë të përsëritur, ky është masterplani i Sali Berishës dhe Jozefina Topallit, për garant në Gjykatën e Lartë, Gjykatë e cila do të gjykojë edhe Gërdecin, vrasjen e paramenduar të 26 shqiptarëve mes të cilave edhe gra shtatzëna me fëmijë në bark.

Pavarësia e Gjykatës së Lartë është jetike për sistemin e drejtësisë dhe garantit të Demokracisë në këtë vend.

Precedenti i mosbotimit të dekreteve të gjykatësve në Kuvend, i përsëritur nga Topalli e Berisha është faj, produkti i tij, varësia politike e gjykatësve nga Berisha për nevoja të tij personale është krim kushtetues i patolerueshëm.

Ndaj ne kërkojmë që më datë 9, Dekretet e presidentit të votohen në Kuvend si garant për pavarësinë e Gjykatës së Lartë dhe gjithë sistemit të drejtësisë.
Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm