Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Brace: Neser vendim per mocionin ndaj Topallit

Të reja

Brace: Neser vendim per mocionin ndaj Topallit

01 Jun 2008    
Nesër do të merret një vendim mbi mocionin e shkarkimit të Topallit, e cila dita ditës po merr kompetencat e Kryeprokurores. Berisha dhe Topalli janë kundër ndarjes së pushteteve dhe po pengojnë prokurorinë të hetojë ngjarjen e Gërdecit. Kuvendi duhet ta braktisë rolin e gjykatës speciale.

Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Erion Braçe gjatë një konference për shtyp, bëri të ditur se do të vendoset nesër në forumet e PS lidhur me shkarkimin e Kryetares së Parlamentit Topalli. Braçe ka akuzuar Topallin se po e kthen Kuvendin në një gjykatë.

Gjatë Konferencës Braçe u shpreh:

“Nesër do të merret një vendim mbi mocionin e shkarkimit të Topallit, e cila dita ditës po merr kompetencat e Kryeprokurores. Berisha dhe Topalli janë kundër ndarjes së pushteteve dhe po pengojnë prokurorinë të hetojë ngjarjen e Gërdecit. Kuvendi duhet ta braktisë rolin e gjykatës speciale.

“Sali Berisha dhe Jozefina Topalli kanë shpallur luftë me veprime të qarta dhe të qëllimta politike në institucionet që drejtojnë politikisht, institucioneve të angazhuara për të zbuluar, goditur dhe ndëshkuar korrupsionin, veçanërisht luftë ndaj atyre që po hetojnë krimin e shekullit me 26 të vrarë dhe 300 të plagosur. Qëndrimi i Sali Berishës dhe Jozefina Topallit kundër prokurorisë, caktimit të një kufiri kriminal, në rangun e vrasjeve, deri ku duhet të arrijë akuza dhe mbrojta ballazi e të dyshuarve për këtë krim, tregojnë qartë gjithëpërfshirjen e shtetit politik të Sali Berishës në këtë krim dhe jo pafajësinë e tij.
Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm