Partia Socialiste e ShqipërisëTë reja › Brace:Kryeministri genjen, i rrit me qindarka pensionet e pagat

Të reja

Brace:Kryeministri genjen, i rrit me qindarka pensionet e pagat

11 Jun 2008    
Me rritjen 10 % që ka lançuar dje kryeministri, kjo masë të ardhurash arrin në qytet në 11275 lekë. Rritja prej 10 % e pensionit minimal në qytet përfaqëson një rritje prej vetëm 865 lekë në vit, ose 72 lekë në muaj, ose 2.4 lekë në ditë.

Kryeministri i gënjeshtrës së mbajtur Sali Berisha lançoi dje në shtëpinë e korrupsionit pra në parlament, se do të rrisë pensionet në fshat dhe në qytet si dhe pagat e buxhetorëve.

Kryeministri i gënjeshtrës së mbajtur tha se kjo ishte arritja më e madhe e realizuar gjatë qeverisjes së tij dhe se kompenson plotësisht grabitjen dhe plaçkitjen e shqiptarëve përmes rritjes së tmerrshme të çmimeve prej dy vitesh.

Kryeministri më i korruptuar në Europë, deklaroi dje se pensioni minimal në qytet do të rritet me 10 %. Pensioni minimal në qytet është sot 10410 lekë; vetëm pensioni është 8650 lekë, plus kompensimet që nuk rriten, të ardhurat minimale të një pensionisti qyteti arrijnë në 10410 lekë.

Me rritjen 10 % që ka lançuar dje kryeministri, kjo masë të ardhurash arrin në qytet në 11275 lekë. Rritja prej 10 % e pensionit minimal në qytet përfaqëson një rritje prej vetëm 865 lekë në vit, ose 72 lekë në muaj, ose 2.4 lekë në ditë.

Kryeministri më i korruptuar i Europës deklaroi dje se pensioni minimal në fshat do të rritet më 15 %

Kryeministri më i korruptuar në Europë, deklaroi dje se pensioni minimal në fshat do të rritet me 15 %. Pensioni minimal në fshat është sot 5410 lekë; vetëm pensioni është 4400 lekë, plus kompensimet që nuk rriten, të ardhurat minimale të një pensionisti fshati arrijnë në 5410 lekë.

Me rritjen 15 % që ka lançuar dje kryeministri, kjo masë të ardhurash arrin në fshat në 6070 lekë. Rritja prej 15 % e pensionit minimal në fshat përfaqëson një rritje prej vetëm 660 lekë në vit, ose 54 lekë në muaj, ose 1.8 lekë në ditë.

Kryeministri më i korruptuar i Evropës lançoi këtë rritje qesharake me monedha, në një kohë kur rroga e tij neto prej 2.1 milionë lekësh të vjetra, vetëm 4% e rritur do të jetë 84 mijë lekë të vjetra.

Kryeministri më i korruptuar i Europës lançoi këtë rritje qesharake dje ndërkohë që ka tre vite që grabit pensionistët në dhunim të qëllimtë të ligjit që e detyronte që të indeksonte inflacionin më 1 Maj 2006, më 1 Maj 2007, më 1 maj 2008. Shuma e parave të munguara si rezultat i moszbatimit të ligjit për indeksimin e inflacionit çdo datë 1 Maj, përfaqëson grabitjen më të madhe të shtesës më në nevojë sot në Shqipëri, pensionistëve.

Kryeministri më i korruptuar në Europë, mbi këtë grabitje ka vendosur grabitjen tjetër përmes çmimit të energjisë elektrike, kompensimit për rritjen e së cilit është caktuar prej dy vitesh në buxhetin e shtetit, por prej dy vitesh pensionistët nuk e përfitojnë atë.

Së dyti kryeministri i gënjeshtrës së mbajtur tha dje se do të rrisë pagat e buxhetorëve, madje me rritjen më të madhe sipas tij që kompenson dhe rritjen plaçkitëse të çmimeve prej një viti. Kryeministri i gënjeshtrës së mbajtur tha se pagat e mësuesve do të rriten me 14 % kur në relacionin e buxhetit të 2008, parashikohet 21 %.

Kryeministri i gënjeshtrës së mbajtur tha se pagat e sektorit të shëndetësisë do të rriten me 14 % ndërkohë që relacionin e buxhetit e 2008, janë përcaktuar rritje prej 16 %.

Kryeministri i gënjeshtrës së mbajtur tha dje se pagat e mesme të Administratës do të rriten me 7 % kur në buxhetin e vitit 2008, parashikohen të rriten me 10 %.

Në të treja këto kategori kryeministri jo vetëm nuk përmbush detyrimin buxhetor të caktuar me ligj në vitin 2005, por nuk kompenson asnjë qindarkë nga plaçkitja që po u bën shqiptarëve me çmimet e produkteve ushqimore dhe energjetike. Pra me politikën e re të rritjes së pagave dhe pensioneve kryeministri la në varfëri më të varfrit, po zhyt në varfëri ata që ishin pak mbi të varfrit dhe po hedh drejt drejt varfërisë shtresën e mesme të këtij vendi.

Së treti kryeministri më i korruptuar në Europë premtoi dje të shesë vendimin e tij dhe qeverisë së tij si vendim për të rritur rrogat dhe në sektorin privat. Natyrisht që kjo ështe e pavërtetë.

Sipas raportit të vitit 2007 Bankës së Shqipërisë të dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë. Në faqen 28 ku i referohet punësimit dhe të punësuarve, thuhet se sot në vendin tonë janë 227 mijë të punësuar në sektorin privat jobujqësor. Asnjërit prej tyre nuk iu rritet rroga nga ana e qeverisë, madje qeveria nuk kompenson për ta asnjë qindarkë nga rritja marramendëse dhe plaçkitja prej një viti. Po prapë sipas Bankës së Shqipërisë sot në vendin tonë janë 522 mijë të punësuar në sektorin privat bujqësor dhe asnjërit prej tyre nuk ju rritet paga. Madje qeveria e Sali Berishës nuk merr përsipër të kompensojë asnjë qindarkë për ta, pavarësisht rritjes së çmimeve prej një viti.

Dhe në fund farë sipas BSH, sot në Shqipërisë zyrtarisht janë 122 mijë të papunë dhe vetëm 1.7 % e tyre marrin pagesë papunësie, pra 90 % e të papunëve të sotëm jo vetëm që nuk do të përfitojnë rrogë, por nuk do të kompensohen në asnjë qindarkë të tyren për rritjen marramendëse të çmimeve.

Së katërti kryeministri më i korruptuar në Evropë tha dje se paratë e taksave nuk po i vjen por po i bën rroga. Natyrisht që kryeministri gënjeu, sepse të gjitha sondazhet e vendosin atë në top-listën e njerëzve më të korruptuar sot në Shqipëri, përmbi të gjithë të kryeministrave më të korruptuar të Evropës.

Mjafton t'u them se kryeministri ynë gënjeshtar dhe i korruptuar ka nj vit që grabit dhe plaçkit shqiptarët përmes rritjes marramendëse të çmimeve të ushqimeve, energjisë, karburanteve, dhe mbi të gjitha përmes aplikimit të asaj që ajo e konsideron si taksa e sheshtë dhe që në fakt është tatimi 10 % mbi rrogat e të gjithë të punësuarve.

Në harkun e një viti qershor 2007- qershor 2008, vetëm nga çmimi i naftës dhe karburanteve, taksat të cilat arrijnë mbi 62 lekë të reja për litër, pra në 160 lekë që është sot çmimi i naftës për litër, 62 lekë janë vetëm taksa. Pra kryeministri u ka grabitur shqiptarëve 221. 7 milionë dollarë.

Në harkun e vetëm 5 muajve vetëm nga grabitja përmes taksës së sheshtë, 10 % mbi çdo rrogë që aplikohet në territorin e Shqipërisë, kryeministri u ka plaçkitur shqiptarëve që punojnë, 35 deri në 40 milionë dollarë

Pra nëse nuk do të kishim kryeministrin më të korruptuar të Europës këto para do të duhet të kompensonin qindarkë më qindarkë plaçkitjen marramendëse që po i bëhet çdo shqiptari përmes çmimeve dhe natyrisht çmimeve që po pasurojnë qeverinë por jo qytetarin shqiptar.
Ndaje me miqtë:      

«   Kthehu te lajmi Artikulli tjetër       Artikulli i mëparshëm